Fushë Arrëz

PËRSHKRIM I SHKURTËR

 

Zona Gjeografike: Fushë-Arrëzi kufizohet në veri me Bashkinë Tropojë, në perëndim me bashkitë Vau i Dejës dhe jug-perëndim me bashkitë Pukë dhe Mirditë. Në lindje kufizohet me bashkinë Kukës.Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Fushë-Arrësit.

 

Bashkia e re ka në përbërje 5 Njësi Administrative: Fushë-Arrëz, Fierzë, Blerim, Qafë-Mali dhe Iballë.

 

Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Pukës dhe e qarkut Shkodër. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 35 fshatra.

NJËSITË ADMINISTRATIVE

PROFILI I BASHKISË

 

Bashkia Fushë-Arrëz shtrihet në një zonë malore, me një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, e cila prej vitesh është dëmtuar nga njerëzit kryesisht për tregti. Mbrojtja e pyjeve kërkon ndërhyrje emergjente.

 

Bashkia e Fushë Arrëzit është një nga bashkitë më të varfëra në Shqipëri, për shkak të terrenit shumë të thyer malor, rrugëve të këqija dhe mungesës së punësimit.

 

Pasuritë natyrore të Fushë-Arrëzit, kryesisht ato nëntokësore të shprehura në rezervat e mëdha minerale janë të shumta, ndërsa minierat janë dhënë me koncesion tek firma të ndryshme turke për shfrytëzimin e mineraleve, çka nuk i ka sjellë ndonjë zhvillim kësaj zone. Infrastruktura rrugore në këtë zonë lë shumë për të dëshiruar, pasi pjesa më e madhe e saj është e amortizuar jo vetëm në akset rurale, por edhe në ato nacionale. Ndërsa specifike për këtë zonë është fakti se gjatë muajve të dimrit pjesa më e madhe komunave izolohen nga dëbora.

 

Përveç emigrimit drejt vendeve të BE, shumë banorë nga zonat malore të Fushë Arrëzit kanë lëvizur kryesisht drejt kryeqytetit.

 

POPULLSIA

 

Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 7.405 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 11.651 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 540,42 km2, me një densitet prej 21,55 banorë/km2 sipas Regjistrit Civil dhe 13,70 banorë/km2 sipas Censusit 2011.

 

STATISTIKA SOCIAL – DEMOGRAFIKE TË RAJONIT TË FUSHË ARRËZIT

LISTA E KOMPANIVE QË VEPROJNË NË RAJONIN E FUSHË ARRËZIT

Burimi: AKBN 2014, Volumi III