EITI Shqiptar prezanton identitetin e ri vizual që shënon një fazë të re të veprimtarisë.

EITI Shqiptar prezanton identitetin e ri vizual që shënon një fazë të re të veprimtarisë.

EITI Shqiptar prezantoi sot identitetin e tij të ri vizual me një faqe te re interneti për vijimin e veprimtarise se Sekretariatit, ne nje faze te re te zhvillimit. Identiteti i ri vizual i EITI Shqiptar konsiston ne një logo te re dhe ne një faqe te re interneti.

Kjo faqe do te ofrojë informacion të detajuar dhe të përditësuar, mbi rëndësinë e Nismes per Transparence ne Industrine Nxjerrese, perfitimet prej saj, veprimtarine dhe aktivitetet e EITI Shqiptar.

Faqja e internetit ka qëllim të jetë një burim kyc i informacionit për palët e shumta të interesit dhe mbare publikun, mbi zhvillimet e industrise nxjerrese ne Shqiperi.

Sekretariati Shqiptar EITI, ne Qershor 2014 publikoi raportin EITI 2011, i cili permbledh informacion mbi rakordimin e te ardhurave fiskale dhe jo fiskale nga industria nxjerrese ne vend per vitin 2011. Gjithashtu, brenda vitit 2014, pritet te publikohet raporti EITI 2012, si dhe nje Studim mbi Potencialin e te Ardhurave nga Industria Nxjerrese.

Faqja e re e internetit ka si qëllim të jetë një burim informacioni i besuar, serioz dhe koherent.