29 Kor EITI Shqiptar ne “300 Ditet e Energjise dhe Industrise”
Ne aktivitetin “300 Ditet e Energjise dhe Industrise”, sekretariati EITI Shqiptar prezantoi veprimtarine e tij dhe punen e kryer.
Fjala e Znj. Dorina Çinari, Drejtuese e Sekretariatit Shqiptar EITI
Shqiperia eshte vend anetar ne organizaten nderkombetare EITI dhe kjo bart dhe detyrimin e permbushjes se standartit EITI.
Shqiperia eshte pranuar vend kandidat ne 15 Maj 2009. Nga viti 2009 deri ne vitin 2013 jane prodhuar vetem 2 raporte te transparences EITI (raportet EITI 2009 dhe EITI 2010).
EITI Shqiptar ka bere hapa te shpejte ne implementimin e standarteve EITI. Ne 27 Qershor 2014 u publikua raporti i vonuar i transparences. Raporti EITI 2011 u pergatit ne perputhje me standartet e reja EITI dhe per here te pare ne kete raport behet disagregim total i cdo pagese dhe te ardhure per cdo kompani ne te gjithe zinxhirin e vlerave.
Aktualisht EITI Shqiptar ka filluar pergatitjen e raportit EITI per 2012 i cili do te publikohet ne muajin Tetor.
Shqiperia nga vend ne rrezik pezullimi te anetaresimit ne EITI Nderkombetar eshte listuar ne vitin 2014 si nje nga vendet e para EITI qe prodhon 2 raporte transparence brenda 1 viti dhe ne perputhje me standartet e reja EITI.
Eshte i pari vend EITI qe ka nisur dhe do te prodhoje brenda ketij viti, studimin mbi potencialin e te ardhurave nga industrite nxjerrese si nje mekanizem kunder korrupsionit dhe informalitetit.
EITI Shqiptar po ndihmon ne forcimin e pergjegjshmerise dhe qeverisjes se mire. Per here te pare strukturat e shtetit (Ministria e Financave) jane angazhuar seriozisht per te implementuar skemat e transfertes se rentes drejt komuniteteve ne zonat ku operojne keto industri, si nje mjet i fuqishem per zhvillimin ekonomik dhe social.