06 Tet EITI Shqiptar merr pjesë në Panairin Rajonal për Investimet në Energjinë Elektrike
Sekretariati Kombëtar EITI merr pjesë në Panairin Rajonal “Energy Expo & Forum 2018” organizuar në Tiranë në datat 5-6 Tetor 2018 dhe prezanton Shqipërinë si të vetmin shtet në Rajon anëtare në Nismën Ndërkombëtare EITI.
Shqipëria si një nga vendet me potencial të lartë në Investimet e Energjisë Elektrike, mbështetur dhe nga politikat aktuale në këtë Sektor, me gjithëpërfshirjen e Rajonit (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Kroacia dhe Serbia) në këtë Panair, synoi shkëmbimin e eksperiencave dhe kontributin e bizneseve, politikëbërësve, publikut të gjerë si dhe medias në krijimin e një tregu të përbashkët Rajonal të Energjisë, Energjisë së Rinovueshme dhe Mbrojtjes Mjedisore.
Në kuadër të panairit, në tendën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Sekretariatit Kombëtar EITI, vizitues nga publiku i gjerë dhe biznesi patën mundësinë të njihen me punën dhe rolin që luan Nisma EITI në nxitjen e investimeve të huaja në vend duke përfituar informacion zyrtar, koherent dhe të çertifikuar në bazë të Standartit Ndërkombëtar EITI.