25 Mar EITI, perkushtim ne permiresimin e transparences.
Revista Monitor, 23.03.2015
Nuk ka ide më të fuqishme, se sa një ide së cilës i ka mbërritur koha. “T’i bëjmë burimet tona natyrore të punojnë për njerëzit” është një ide, koha e së cilës tashmë ka mbërritur. Është kryefjala e ditëve të sotme në arenën e vendimeve dhe diskutimeve të grupimeve të mëdha, biznesitndërkombëtar dhe natyrisht kryefj alë në axhendat politike të shumë qeverive progresive.
Të gjithë ne, që gjejmë motivim dhe entuziazëm në këtë gjë, duhet të bëjmë gjithçka që ky proces të jetë i pakthyeshëm, për ne dhe për fëmijët tanë.Po me të njëjtin përkushtim dhe entuziazëm, qeveria shqiptare ka ndërtuar një axhendë tejet agresive për udhëtimin e saj drejt transparencës dhe mirëqeverisjes së burimeve natyrore.
Në kuadër të anëtarësimit të saj pranë EITI Ndërkombëtar, ka një plan shumë ambicioz dhe objektiva të qarta, në atë se si po qeverisen burimet natyrore të vendit.
ÇFARË ËSHTË EITI (EXTRACTIVE INDUSTRIES TRANSPARENCY INITIATIVE)?
Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse është një koalicion global i qeverive, kompanive dhe shoqërisë civile, për të punuar së bashku për të përmirësuar transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të të ardhurave nga burimet natyrore të një vendi.
CILI ËSHTË PRINCIPI THEMELOR I EITI?
Burimet natyrore janë pasuri kombëtare, e si të tilla u përkasin qytetarëve të atij vendi.
EITI u lançua në vitin 2002 nga Toni Blair, kryeministër i asaj kohe i UK, në Samitin Botëror për Zhvillim të Qëndrueshëm që u mbajt në Johanesburg, si një nismë ndërkombëtare, e cila kishte si qëllim përmirësimin e transparencës dhe dhënies llogari (accountability) në vendet e pasura me minerale, naftë dhe gaz.
Megjithëse këto vende kanë potenciale dhe burime natyrore, studime dhe fakte të shumta tregojnë se këto vende karakterizohen nga rritja e vogël ekonomike, shkallë e lartë korrupsioni, si dhe konfl ikte sociale krahasuar me vende që nuk i kanë këto burime. Ato afektojnë politikën dhe sigurinë globale. Situata e sotme në Lindjen e Mesme dhe Rusi/Ukrainë, është pikërisht refl ektim i kësaj.
Shfrytëzimi i këtyre burimeve duhet të kontribuojë në zhvillimin social dhe rritje ekonomike. Sa më shumë transparencë në atë se si një vend i administron burimet e veta natyrore, aq më shumë siguri merret që nga ato pasuri do të përfi tojë çdo qytetar i atij vendi.
INDUSTRIA NXJERRËSE, KONTRIBUON VETËM
ME 2.5% NË BUXHETIN E SHTETIT
Shqipëria është një vend i vogël por tejet i pasur në burime natyrore. Mjafton të themi që Shqipëria është fusha më e madhe naftëmbajtese në Europë. Rezervat natyrore të Shqipërisë përfshijnë naftë,gas,krom, bakër, hekur nikel dhe gur gëlqeror. Explorimi dhe shfrytëzimi i burimevenatyrore përfaqëson një aktivitet shumë të konsiderueshëm të ekonomisë shqiptare.
EITI Albania ka prodhuar gjatë vitit 2014, dy raporte të transparences EITI, raportin EITI 2011 dhe raportin EITI 2012. Referuar këtyre raporteve, volumit të licensuarve në këto industri si dhe volumit të aktivitetit ekonomik në zonat mineralmbajtëse, vërehet se kontributi i të ardhurave nga këto industri në PBB dhe në buxhetin e shtetit është shumë i vogël.
Nëse do të shihnim në kohë, kontributi i këtyre industrive në PBB-në e vitit 1990 ishte rreth 40 %, ndërsa në vitin 2012 ishte rreth 5.6 % (nëbuxhetin e shtetit 2.5 %).Gjithsesi trendi i madhësisë së kontributit i të ardhurave të industries nxjerrëse në PBB dhe buxhetin e shtetit ka qenë rritës, kështu ky kontribut në PBB e vitit 2012 ishte 5.6 % e totalit përkundrejt 2 % në vitin 2009.
Duke raportuar për vitin 2012, EITI njofton se, prodhimi total i naftës dhe mineraleve të tjera arriti në shumën 65.8 miliardë lekë nga 70.7 miliardë lekë në vitin 2011. Nafta zinte 76% të prodhimit total në vitin 2012 dhe 68% në vitin 2011. Rreth 85% e naftës u prodhua nga puset në Patos-Marinëz. Prodhimi i kromit zinte rreth 62% të prodhimit minerar në vitin 2012 dhe 66% në vitin 2011. Rreth 58% e kromit në vitin 2012 dhe 70% e kromit në vitin 2011 u prodhua në Rrethin e Bulqizës. Kontributi i industrisë nxjerrëse në punësim mbetet modest.
Sipas AKBN, shoqëritë e licencuara në nxjerrjen e naftës, gazit dhe mineraleve të tjera punësojnë së bashku më pak se 1% të totalit të të punësuarve në vend. Të ardhurat e gjeneruara nga industria nxjerrëse nga ndarja e prodhimit të naftës, renta minerare, tatimi mbi fi timin dhe bonuset e nënshkrimit) janë në total 11.86 miliardë lekë. Këto të ardhura përfshijnë prodhimin e naftës dhe bonuset në vlerën 5.41 miliardë lekë të mbledhur nga Albpetrol për licencat e prodhimit nën administrimin e tij. Albpetrol, si shoqëri e licencuar, derdhi në buxhetin e shtetit rentën minerare, tatimin mbi fi timin dhe dividentin në shumën 1.9 miliardë lekë në total. Pagesat në shumën 8.35 miliardë lekë ose 70% e fl ukseve totale të parasë së gjeneruar nga industria nxjerrëse, janë regjistruar në buxhetin e shtetit. Këto pagesa kontribuuan me 2.5% në totalin e të ardhurave të buxhetit të shtetit në vitin 2012.
Sektori privat i naftës dhe gazit gjeneroi pjesën më të madhe të kontributit në buxhetin e shtetit, në vlerën 5.18 miliardë lekë ose 62% e pagesave ndaj buxhetit të shtetit nga industria nxjerrëse. Albpetrol dhe sektori minerar gjeneruan përkatësisht 23% dhe 15% të këtij kontributi. Në vitin 2012, pagesat e kryera ndaj Albpetrol nga shoqëritë e naftës dhe gazit në përputhje me marrëveshjet hidrokarbure ishin 5.41 miliardë lekë. Nëse këto pagesa do të ishin regjistruar direkt në buxhetin e shtetit, kontributi i industrisë nxjerrëse në buxhet do të ishte përkatësisht 4.1% në vitin 2012 dhe 2.9% në vitin 2011.
Në vitin 2012, transferimet e rentës minerare për pushtetin vendor arritën shumën 41.7 milionë lekë që përbën 0.6% të rentës së mbledhur në total, ose 2.3% e totalit të rentës së transferueshme në përputhje me ligjin për taksat kombëtare. Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat nga renta minerare në vitin 2011 dhe 2012 ishin regjistruar në buxhetin e shtetit në grup dhe nuk janë mbajtur regjistrime të sakta mbi rentën e gjeneruar nga secila NjQV.
PROJEKTE MË AMBICIOZE
Shifrat e raporteve të fundit janë tronditëse, por ndoshta nuk janë shumë aktuale sot që fl asim. Njerëzit kanë nevojë të shohin sa ishte kontributi i industrive në vitin që kaloi? EITI Albania do të publikojë brenda vitit 2015, dy raportet e reja të transparencës për vitin 2013 dhe 2014. Do të kemi shifra dhe të dhëna shumë më aktuale që do të na ndihmojnë të gjithëve për të kuptuar se çfarë po ndodh me burimet tona. EITI Albania ka ndërmarrë një studim shumë serioz, i cili do të masë rezervat aktuale, projektet e pritshme dhe potencialin e të ardhurave nga industritë nxjerrëse, si dhe krijimin e një modeli ekonomik për industrinë. Në përfundim të këtij studimi do të jemi shumë më të informuar për të gjykuar se sa është kontributi i pritshëm i këtyre industrive në PBB-në dhe a është treg i formalizuar në masën që raportohet. Pra Shqipëria ka potencial për të gjeneruar 2.5%, sa raportohet apo potenciali i saj është p.sh. 12.5% dhe ne nuk po përfi tojmë atë që po shfrytëzohet? Burimet hidrike të Shqipërisë janë në fokusin e veprimtarisë së EITI për vitin 2015. Deloitte Albania po kryen për llogari të EITI Albania studimin qëllimor për të vlerësuar kontributin potencial të kësaj industrie në PBB, me synimin për t’i përfshirë operatorët e HPP në raportet e transparencës së EITI. Në fund të marsit 2015 do të kemi një pamje më të qartë të sektorit dhe të asaj se çfarë prodhon ky sektor. Një studim fi zibiliteti për të parë mundësinë e prodhimit të integruar të raporteve EITI nga institucionet shtetërore po kryhet për llogari të EITI Albania nga kompania DM Consulting sh.p.k. Studimi do të shohë mundësinë e integrimit të sistemeve IT që përdorin institucionet raportuese shtetërore në kuadër të prodhimit të raporteve EITI. EITI Albania ka edhe një axhendë legjislative shumë ambicioze. Në mbështetje të proceseve EITI, në tetor të 2014-s, Parlamenti shqiptar miratoi rishikimin e Ligjit Minerar, me futjen e klauzolës së transparencës EITI, ndërsa në mars 2015, Parlamenti miratoi rishikimin e ligjit hidrokarbur nr. 7746 datë 28.7.1993 (Për kërkim dhe zbulim) të formuluar si më poshtë: “Në kuadër të nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse (EITI), subjektet që kanë lidhur marrëveshje hidrokarbure, organet e administratës tatimore dhe doganore, si dhe organet e qeverisjes qendrore dhe vendore, kanë detyrimin të raportojnë sipas standardit të caktuar nga kjo nismë, pranë Sekretariatit të Nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në aktet nënligjore që hartohen sipas detyrimeve të përcaktuara në nismën për transparencë në industrinë nxjerrëse. Sekretariati i Nismës për Transparencë në industrinë nxjerrëse, ka për detyrë publikimin e këtyre të dhënave sipas standardit EITI”. Natyrisht që transparenca nuk është territor i thjeshtë. Ka shumë rezistencë për të ndenjur në këtë status-quo, nga njerëzit, qofshin këta edhe punonjës civilë, nga kompanitë raportuese, nga vetë grupet e interesit që nuk dëshirojnë të dalin nga zona e komfortit ku ndodhen dhe u pëlqen kapaciteti në informacion. Transparenca kërkon përpjekje të shumëfi shta dhe është falë një “ushtrie” në rritje entuziastësh dhe suportuesish të palodhur të proceseve EITI në qeveri, Parlament, kompani, partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë, përkushtimi i të cilëve po bën që proceset EITI gjatë 2014-s të njihen dhe të vlerësohen ndërkombëtarisht, si pararojë.
Albania is doing great.