20 Nën EITI mirëpret angazhimin e vazhdueshëm të udhëheqësve të G20’s për transparencë në industrinë nxjerrëse.
Liderët njoftojnë angazhim për të zbuluar përfituesit e të ardhurave që vijnë si rrjedhojë e zbatimit të standartit EITI.
Në deklaratën e tyre të samitit, liderët e G20’s përforcuan angazhimin e tyre përpërmirësimin e transparencës në qeverisje dhe në sektorin privat.
Në mënyrë të veçantë, do të ndërmerren hapa për të adresuar paqartësinë lidhur mepasuritë e kompanive. “Ne angazhohemi për të përmirësuar transparencën e sektoritpublik dhe atij privat, si dhe të zotëruesve të licensave, duke zbatuar Parimet e Nivelevemë të Larta të G20’s për Transparencën. (pika 14).
Para samitit, EITI u kishte bërë thirrje liderëve për të shtuar përpjekjet në mënyrëspecifike, për demaskimin e përfituesve të rremë prej marreveshjeve ndërmjet pronarëvetë kompanive me qeverinë. Kjo është në përputhje me rekomandimet e Standartit EITI.
Katërmbëdhjetë shtete janë duke zbatuar një proçes pilot I cili ka si qëllim te sigurojëpër publikun informacion mbi pronaret e vërtetë përfitues te industrisë nxjerrëse, si pjesë e procesit EITI.
“Në shumë raste, identiteti i pronarëve të vërtetë – “pronarët përfitues”- të kompaniveqë kanë kërkuar të drejta për nxjerrjen e naftës, gazit, dhe mineraleve është i panjohur,shpesh i fshehur pas një zinxhiri të subjekteve të mëdhenj. Kjo paqartësi mund tëkontribuojë për korrupsion, pastrim parash dhe evazion fiskal në sektorin nxjerrës”, thaClare Short.
Me miratimin e Planit të Veprimit Anti-Korrupsion, 2015-16, vëndet e G20’s zotohen për transparencë më të madhe, duke implementuar standartet ndërkombëtare mbi pasurinë e personave juridikë, si dhe Parimet e Nivelit të Lartë të G20’s përTransparencën mbi Pasurinë e Fituar.
Udhëheqësit e G20’s riafirmuan më tej rëndësinë e transparencës dhe integritetit nëmënyrën e qeverisjes së shteteve. Plani Anti-Korrupsion thekson se “vëndet e G20’sangazhohen për marrjen e masave praktike, në përputhje me financat kombëtare, për të adresuar rrezikun e korrupsionit në sektorin nxjerrës dhe në sektorë të tjerë me rreziktë lartë… duke promovuar iniciativat e përbashkëta.”
EITI shprehet energjik, për të punuar me vendet e G20’s për adresimin e këtyre cështjeve, për të ndërtuar atë që tashmë është ngritur në vende anëtare, si Indonezia,Britania e Madhe dhe SHBA.