Drejtori i Albeiti, Z. Genci Tërpo zgjidhet Anëtar i Bordit Ndërkombëtar të Sekretariatit EITI në Mbledhjen e 57-të të Bordit Ndërkombëtar gjatë punimeve në Konferencën Globale e EITI në Senegal që u zhvillua në datat 13-14 qershor 2023.

Drejtori i Albeiti, Z. Genci Tërpo zgjidhet Anëtar i Bordit Ndërkombëtar të Sekretariatit EITI në Mbledhjen e 57-të të Bordit Ndërkombëtar gjatë punimeve në Konferencën Globale e EITI në Senegal që u zhvillua në datat 13-14 qershor 2023.

Drejtori i Albeiti, Z. Genci Tërpo u zgjodh Anëtar i Bordit Ndërkombëtar të Sekretariatit EITI për një mandat 3- vjeçar, i cili është organi më i lartë vendimarrës i Iniciativës Globale për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse. Z.Tërpo mori pjesë në Mbledhjen e 57-të të Bordit Ndërkombëtar gjatë punimeve në Konferencën Globale e EITI që është duke u zhvilluar në Dakar Senegal në datat 13-14 qershor 2023. Përfaqësimi i Sekretariatit Kombëtar Albeiti në kuadrin e iniciativës EITI në nivel anëtari bordi ndërkombëtar është për herë të parë dhe konsiderohet si një arritje mjaft e rëndësishme për Shqipërinë.

Pjesëmarrja në këtë takim ishte e rëndësishme pasi qëllimi i takimit ishte miratimi i Standardit të ri Eiti për vitin 2023, konstituimi i bordit të ri të Eiti Ndërkombëtar , diskutime mbi vlerat dhe kontributi i dhënë nga shtetet anëtare në lidhur me strategjinë e ndjekur nga vendet Eiti përsa i takon transparencës në industrinë nxjerrëse dhe shkëmbime të eksperiencës mes vendeve EITI.

Gjithashtu, ky takim ishte i rëndësishëm pasi krijoi mundësinë për të diskutuar dhe reflektuar mbi raportimet e vendeve anëtare lidhur me situatën në industrinë nxjerrëse në secilin prej tyre, si dhe reflektimin e konkluzioneve sipas rastit. Konferenca kryesore globale e EITI-t mblodhi mjaft personalitete të interesuara për të vlerësuar progresin në publikimin dhe përdorimin e të dhënave të hapura për të informuar vendimmarrjen, analizën dhe debatin publik mbi menaxhimin e përgjegjshëm të burimeve natyrore.

Duke shënuar përvjetorin e 20-të të EITI-t, konferenca manifestoi arritjet në transparencën e burimeve natyrore dhe dialogun me shumë aktorë, ndërkohë që shikon nga e ardhmja për të shqyrtuar sesi EITI duhet t’i përshtatet një peisazhi në ndryshim të energjisë dhe kërkesës në rritje për një sektor të burimeve të hapura dhe të përgjegjshme. Gjithashtu në këtë konferencë u dha mundësi për të gjitha vendet të prezantonin eksperiencat e tyre respektive në kuadrin e plotësimit të Standardit Eiti.

Në konferencë u prezantua standardi EITI, i cili synon të rrisë të kuptuarit e ndikimit të tranzicionit të energjisë, të ndihmojë në adresimin e rreziqeve të korrupsionit, promovimin e barazisë gjinore dhe përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave në 57 vende zbatuese.

Në Konferencen Globale te EITI më 12/13 qershor 2023 në Dakar, Senegal, Mbledhja e Anëtarëve të EITI zgjodhi Bordin EITI 2023-2026 dhe ra dakord për të zgjatur mandatin e Kryetarit të Bordit, Rt Hon. Helen Clark, për të njëjtën periudhë. “Jam e kënaqur të shërbej edhe një mandat tjetër”, tha Rt Hon. Helen Clark, Kryetare e Bordit të EITI. Bordi EITI do të ketë një rol kyç për të luajtur në përcaktimin e prioriteteve strategjike për organizatën.Pres me padurim të punoj me Bordin për të mbështetur zbatimin e standardit të përditësuar EITI. Anëtarësimi i Bordit pasqyron karakterin shumë-palësh të EITI që një grup kaq i larmishëm të arrijë konsensus mbi çështjet komplekse të biznesit kërkon që ai të funksionojë mbi bazën e respektit dhe dialogut të ndërsjellë. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj të gjithë anëtarët e Bordit që po largohen, të cilët kanë dhënë aq bujarisht nga koha e tyre gjatë katër viteve të fundit”.

Bordi EITI është organi kryesor vendimmarrës i EITI-t. Ai merr vendime për prioritetet e organizatës dhe vlerëson progresin e vendeve në përmbushjen e standardit EITI.

Bordi EITI 2023-2026 përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm:

Kryetar Bordi
Rt Hon. Helen CLARK
Anëtarë Bordi nga Vendet zbatuese
Z. Mohamed Lemine AHMEDOU, Koordinator Kombëtar EITI, Mauritania
Z. Samou SIDIBE, Sekretar i Përhershëm i EITI, Mali
Z. Genci TERPO, Koordinator Kombëtar EITI, Shqipëri
Znj. Lusine TOVMASYAN, Koordinatore Kombëtare EITI, Armeni
Znj. Isabel CHUVAMBE, Koordinatore Kombëtare EITI, Sekretariati EITI, Mozambik
Znj. Francess ALGHALI, Ministre e Shtetit, Zyra e Zëvendës Presidentit, Sierra Leone
Znj. Cielo MAGNO, Nënsekretare, Departamenti i Financave, Filipine
Z. Agus Cahyono ADI, Koordinator Kombëtar EITI, Indonezi
Z. Jean-Jacques KAYEMBE, Koordinator Kombëtar EITI, Republika Demokratike e Kongos
Z. Florent Michel OKOKO, Koordinator Kombëtar EITI, Republika e Kongos
Z. Miguel Angel DÍAZ, Zëvendës Ministër i Minierave, Republika Domenikane
Z. Gregory McGUIRE, Kryetar i Komitetit Drejtues të TTEITI, Trinidad Tobago

https://eiti.org/news/2023-2026-eiti-board-elected