Dita e tretë e prezantimeve – EITI Albania dhe Columbia Center on Sustainable Investment

Dita e tretë e prezantimeve – EITI Albania dhe Columbia Center on Sustainable Investment

EITI Albania dhe Columbia Center on Sustainable Investment Columbia Law School – The Earth Institute, më datë 04 Dhjetor zhvilluan ditën e tretë të prezantimeve për grupet e interesit mbi Mirëqeverisjen e Burimeve Natyrore. Pjesëmarrës ishin anëtarë të Grupit Ndërinstitucional të Punës (MSG) për EITI Albania, zyrtarë të administratës shtetërore si dhe përfaqësues të shoqërive civile. Gjatë trajnimit të pranishmit u shprehën mbi rëndësinë dhe vlefshmërinë e tij. Ndër të tjera u dhanë edhe disa rekomandime për EITI Albania. 

Duke vlerësuar faktin që Sekretariati EITI Albania ka arritur të bëjë transparente shumë të dhëna mbi industrinë nxjerrëse nëpërmjet raporteve EITI, të pranishmit rekomanduan se në vijim është e domosdoshme të punohet për vendosjen e transparencës ndaj komuniteteve ku operon industria nxjerrëse; Trajtimi i nevojave të komuniteteve nëpërmjet trajnimeve dhe informimit; Përfitimet e vendit nga burimet natyrore dhe projektet në dobi të zhvillimit të komuniteteve; Forcimi i legjislacionit në kuadër të raportimit EITI për transparencën e plotë të të dhënave nga kompanitë dhe strukturat përkatëse; Forcimi i rolit të EITI si mbrojtës i të drejtave të palëve, mes qeverisë, kompanive dhe shoqërisë civile.