27 Tet Diskutimet në takimin e Bordit EITI mbi progresin rreth botës
Ky artikull u publikua fillimisht në faqen e internetit të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI (eiti.org), e enjte, 27 Tetor 2016 nga Oliana Valigura.
Takimi i 35-të i Bordit EITI, të organizuar nga Qeveria e Kazakistanit, mblodhi mbi tetëdhjetë anëtarë dhe vëzhgues. Bordi diskutoi progresin e zbatimit në pesëdhjetë e një vende anëtare. Ndër temat kryesore që u diskutuan, anëtarët theksuan progresin në udhërrëfyesin për të zbuluar përfituesit realë, përpjekjet e synuara për tregtimin e produkteve, integrimit dhe nivelit të raportimit. Sipas Standardit EITI, të gjitha vendet zbatuese duhet të publikojnë udhërrëfyesit e tyre nga 1 janari 2017.
Anëtarët e Bordit pranuar kompleksitetin e kërkesës mbi përfituesit realë dhe se vendeve zbatuese do t’u duhet më shumë mbështetje, jo vetëm mbështetje teknike, por edhe mbështetje politike për reforma ligjore.
Bordi diskutoi situatën në Ukrainë. Ukraina ka paraqitur një kërkesë implementimi për të përjashtuar raportimin për pjesën lindore të vendit, që është nën kontrollin administrativ të qeverisë. Bordi pranoi këtë kërkesë për të përshtatur procesin e implementimit.
Vëmendje e veçantë iu drejtua edhe proçesit të validimit për Azerbajxhanin. Bordi diskutoi rezultatet e raportit të validimit për Azerbajxhanin dhe mori parasysh ndryshimet pozitive të kohëve të fundit të grupeve të shoqërisë civile lokale të angazhuara në EITI. Ndryshimet e marra nga qeveria përfshijnë evitimin e vonesave në regjistrimin e OJQ-ve, shmangien e ngrirjes së llogarive bankare të OJQ-ve dhe njoftimin mbi thjeshtimin e rregullave për marrjen e granteve nga donatorët ndërkombëtarë.
U miratua kalendari i Validimeve për vitin 2017, me shtatëmbëdhjetë validime të planifikuara.