Dëmet që sjellin Zonat Minerare
Si ndodh ndotja?
Lumenjtë, liqenet, krijesat nënujore rrezikohen nga mbetjet e industrisë minerare dhe nga ujërat e zeza që derdhen në të.
Gjatë shfrytëzimit të zonave minerare hasen dhe vështirësi, një nga të cilat janë INERTET. Mbetjet inerte janë lloje të mbetjeve që nuk reagojnë (biologjikisht dhe kimikisht). Kjo do të thotë që kur mbetjet inerte hidhen, ose duhet një kohë jashtëzakonisht e gjatë për t’u dekompozuar ose nuk dekompozohen fare.
Nëpërmjet prerjes së pyjeve
Shkatërrimi pa menduar dhe prishja e tyre sjell në shpyllëzim, e cila shkakton ndotje të mjedisit, po ashtu dhe zhdukje të kafshëve, një mjedis të shkretë pa gjelbërim dhe pakësimin e oksigjenit për qëniet e gjalla.
Erozioni është ndër problemet e mëdha të shkaktuara nga prerja e pyjeve. Shpyllëzimi është kontribues në ngrohjen globale gjithashtu. Shpyllëzimi tropikal është përgjegjës për rreth 20% emetimin e gazrave të botës. Bimët heqin karbonin në formën e dioksidit të karbonit nga atmosfera gjatë procesit të fotosintezës, por lirojnë përsëri pak dioksid karboni në atmosferë gjatë frymëmarrjes normale. Shpyllëzimi sjell probleme të tjera dhe në tokë, ujë dhe biodiversitet.
Nëpërmjet Fabrikave Të Pasurimit
Në këtë rast Fabrikat e Pasurimit që punojnë me ujë të rrjedhshëm, e kanë gati të pamundur të ndalojnë që mbetjet e mineraleve të derdhen në lumenj, përrenj, gjë që sjell ndotjen e ujit. Pasojat negative bien edhe mbi shëndetin e banorëve që jetojnë buzë liqeneve, përrenjve, lumenjve të cilët e përdorin ujin e tij për të vaditur, për të larë apo edhe konsumuar sistematikisht peshkun e tij.
Rast konkret në Shqipëri
Klikoni linkun : “Ndotja nga minierat dhe nga ujërat e zeza, liqeni i Pogradecit rrezikon të dalë nga lista e UNESCO-s”
Çfarë mund të bëjmë për parandalimin e ndotjes?
1. Plani i rehabilitimit
Një nga hapat kryesore që çdo firmë përgjegjëse për ndikimin negativ në lidhje me mjedisin që duhet të kryejë është rehabilitimi me çdo kusht i territorit të dëmtuar nga aktiviteti mineral.
Sistemimi dhe përgatitja e vendit
Hapi i parë në operacionin e rehabilitimit është pastrimi i përgjithshëm dhe sigurimi i zonës.
Masa të sugjeruara
Punimet e pastrimit të vendit që ndërmerren pas ndërprerjes së veprimtarisë përfshijnë:
- heqjen dhe ndalimin e zhvillimit të veprimtarive që kanë karakter përpunimi (fraksionim guri) apo përgatitje betoni në afërsi të karrierave;
- largimin e të gjitha pajisjeve të fiksuara dhe të palëvizshme, të përkohshme dhe të përhershme;
- largimin dhe eliminimin e duhur të të gjitha mbetjeve përfshirë ato të rrezikshme;
- rehabilitimin e rrugëve dhe vendit të zyrave;
- pengimin e hyrjes së makinave në vend, i cili mund të jetë i nevojshëm pas pastrimit të vendit, duke ngritur gardhe për të parandaluar hyrjen e makinave, motoçlikletave, njerëzve dhe kafshëve deri në rehabilitimin e zonës.
Hapi i parë në procesin e përgatitjes përfshin rimodelimin e zonës. Përdorimi përfundimtar i tokës do të përcaktojë formën e relievit. Vendi duhet të modelohet në mënyrë të tillë që të harmonizohet me peizazhin rrethues. Vendi duhet lënë në një gjendje të qëndrueshme, lehtësisht të kulluar që të harmonizohet me zonën rrethuese. Shtresa e tokës duhet të ripërhapet në mënyrë uniforme mbi zonë në një thellësi të përshtatshme për të mbështetur rigjelbërimin. Kur mungon shtresa e tokës, duhen kërkuar alternativa në materiale argjile të pranishme në vend, në mbulesë mineralesh ose shkëmbinjsh sedimentare që përfshin një përmbajtje të lartë plurur mineral, shkëmb shumë të thërrmuar ose shtresë dheu dhe mund të merret nga vendet e ndërtimit, por duhet përshtatur në ngjyrë pa prishur peizazhin. Të gjitha zonat e ngjeshura duhet të punohen thellë përgjatë konturit. Kjo mund të kryhet përpara ose pas përhapjes së shtesës së dheut.
2. Rigjelbërimi dhe gjelbërimi
Vegjetacioni është stabilizuesi më i mirë i mirëmbajtjes së thjeshtë të zonave të degraduara në periudhë afatgjatë. Rigjelbërimi i shërben parandalimit të erozionit. Rigjelbërimi githashtu minimizon ndikimin e ndërhyrjes pamore.
Masa të sugjeruara
Rigjelbërimi duhet të synojë instalimin e bimëve autoktone. Instalimi i tipeve të vegjetacionit jo autokton shpesh kërkon më shumë burime se rinstalimi i vegjetacionit original.
Tokat për llojet e huaja duhet të jenë relativisht pjellore dhe mund të jenë të nevojshme trajtimet e mirëmbajtjes, si plehërimi dhe krasitja.
Shtresa e materialit organik me të cilin mbulohet sipërfaqja e tokës për të parandaluar erozionin rreth fidanëve që rriten, mund të reduktojë barërat e keqija dhe të ruajë lagështinë e tokës dhe shtimin e ushqyesve dhe lëndës organike të dobishme. Ndër materialet që mund të përdoren përfshijnë komposto, mbetje druri, copëra, pluhura sharre, kashtë, lëvore etj.
3. Mbjellja
Në rastet më të shumta, rigjelbërimi i guroreve do të përfshijë rintroduktimin e llojeve të bimëve të përshtatshme për të plotësuar rigjenerimin me anë të erës ose farës së ruajtur në tokë. Ky rintroduktim mund të jetë në formën e fidanëve të shtuar në fidanishte ose aplikimi drejtpërdrejtë të farës në shtratin e farës së përgatitur.
4. Monitorimi dhe mirëmbajtja
Rehabilitimi është një proces që mund të shkojë me vite për të dhënë një ekosistem të qëndrueshëm dhe veteqëndrues. Kujdesi i metejshëm është vitalisht i rëndësishëm dhe çdo dështim duhet të riparohet shpejt.
Masa të sugjeruara
- Zonat e rehabilituara duhet të inspektohen rregullisht për të vlerësuar shëndetin e vegjetacionit dhe kontrolluar për erozion, dëmtim nga kullotja dhe ndotje nga barërat e këqija.
- Inspektime të përvitshme mund të kërkohen në disa zona më të mëdha pas ndërprerjes së operacioneve për të siguruar suksesin në vazhdim të rigjelbërimit.