Decentralizimi financiar dhe EITI

Decentralizimi financiar dhe EITI

Takime me grupet e interesit ne Bulqizë, Patos, Pogradec dhe Kukës.

Në muajt Dhjetor 2014 – Janar 2015, EITI Shqiptar në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenhauer , Qëndra për Zhvillim dhe Demokratizim të Institucioneve, ka mbajtur disa takime në qëndrat e industrisë nxjerrëse në Shqipëri, si në Bulqizë, Patos, Pogradec dhe Kukës, me teme “Decentralizimi financiar dhe EITI”. Në këto takime morrën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues nga grupet e interesit si dhe pjesmarrës nga shoqëria civile.

Decentralizimi shkurton distancën e komunikimit ndërmjet qytetarëve dhe pushtetit lokal, pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve në punët dhe jetën publike. Rritje e interesit dhe te pjesëmarrjes se qytetarëve në vendimmarrjet për përdorimin e taksave dhe kontributeve te tyre. Reforma e decentralizimit eshte e lidhur dhe e ndërthurur me shumë sektorë dhe fusha të ekonomisë dhe jetës sociale.

Në takim u be prezantimi i dy Raporteve EITI 2011 dhe 2012 mbi të ardhurat dhe përfitimet që ka marrë ekonomia shqiptare nga industria nxjerrëse.

Gjithashtu u diskutua, renta minerare dhe përfitimet e pushtetit lokal, ligji shqiptar dhe mundësia për ta përmirësuar atë.