Anketa EITI në Vaun e Dejës

Anketa EITI në Vaun e Dejës

Në 3 Nëntor 2016, Sekretariati Shqiptar EITI përmbylli ‘Anketën EITI 3’ me Bashkinë e Vaut të Dejës. Takimi me Nën-Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës ishte i pari takim që Sekretariati Shqiptar EITI organizon në këtë Bashki që nga publikimi i Raportit EITI 2013-2014 ku përfshihet për herë të parë sektori i Hidroenergjisë dhe duke e pozicionuar Shqipërinë deri më tani si të vetmin vend nga 51 vëndet zbatuese që shton vullnetarisht këtë sektor në Raportet EITI. Anketa EITI 3, u zhvillua përgjatë muajve shtator-nëntor, në kuadër të hartimit të një Strategjie Komunikimi sa më efikase dhe mbi marrjen e të dhënave statistikore. Pyetësori konsistoi në 21 pyetje, për të prodhuar të dhëna se sa njohuri kanë qytetarët e Shqipërisë rreth industrisë nxjerrëse dhe a është investuar mjaftueshëm në komunitetin e tyre nga të ardhurat që sjell kjo industri në arkën e buxhetit të shtetit.

[su_slider source=”media: 3828,3826,3830,3827″ limit=”24″ width=”660″ height=”580″ title=”no”]