Anketa EITI në Rrëshen

Anketa EITI në Rrëshen

Ndalesa e rradhës ku Sekretariati Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse zhvilloi anketimin EITI ishte qyteti i Rrëshenit.

Pyetësori konsistoi në 21 pyetje dhe u anketuan 100 qytetar të grup moshave të ndryshme. Ky anketim do na ndihmoj në hartimin e një Strategjie Komunikimi sa më efikase dhe mbi marrjen e të dhënave statistikore rreth impaktit EITI në komunitet.

Gjithashtu u organizuan takime me përfaqësues të Drejtorisë së Tatim Taksave, pranë Bashkisë Mirditë, ku u folë rreth Raportit EITI dhe problematikave që has kjo bashki në mbledhjen e të ardhurave nga renta minerare.

[su_slider source=”media: 3679,3681,3691,3684,3692″ limit=”24″ width=”600″ height=”600″ title=”no”]