23 Sht Anketa EITI në Patos-Fier-Vlorë-Selenicë
Në datat 19 ,20, 21 dhe 22 Shtator 2016 në Bashkitë Fier-Patos-Vlorë-Selenicë, Sekretariati Shqiptar EITI, zhvilloi për të tretin vit radhazi Anketën EITI.
Ky anketim zhvillohet pas publikimit të Raportit EITI 2013 dhe 2014, në kuadër të hartimit të një Strategjie Komunikimi sa më efikase dhe mbi marrjen e të dhënave statistikore. Pyetësori konsistoi në 21 pyetje, për të prodhuar të dhëna se sa njohuri kanë qytetarët e Shqipërisë rreth industrisë nxjerrëse dhe a është investuar mjaftueshëm në komunitetin e tyre nga të ardhurat që sjell kjo industri në arkën e buxhetit të shtetit. Në secilën zonë u anketuan 100 qytetarë të grupmoshave të ndryshme.
Gjithashtu u organizuan takime me nxënësit e shkollave të mesme mbi rolin që Nisma EITI luan për zhvillimin e komunitetit. Gjatë këtyre takimeve me nxënësit e shkollave të mesme dhe me mësuesit e tyre u bë prezantimi mbi rëndësinë që ka implementimi i Nismës EITI në Shqipëri dhe në publikimin e raporteve vjetore EITI.
[su_slider source=”media: 3745,3746,3744″ limit=”24″ width=”600″ height=”680″ title=”no”]