Anketa EITI në Kukës

Anketa EITI në Kukës

Sekretariati Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse vijon me zhvillimin e anketës  EITI në qytetin e Kukësit.

U anketuan 100 qytetarë të grup moshave të ndryshme duke na mundësuar kështu të dhëna mbi informacionin që qytetarët kanë rreth zhvillimeve të industrisë nxjerrëse në zonën e tyre si  dhe për nismën EITI.

U zhvilluan takime me punonjës të Bashkisë Kukës. Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj Bashkie, u diskutua rreth nismës EITI, informacionit të publikuar në Raportet vjetore EITI si dhe rreth problematikave që Bashkia Kukës kishte hasur nga veprimtaria e kompanive nxjerrëse, si dëmtime në infrastrukturë nga përdorimi i mjeteve të tonazhit të rëndë prej kompanive nxjerrëse, Renta Minerare e cila ka filluar të shpërndahet në vitin 2016, por në vlera monetare shumë të ulëta.

[su_slider source=”media: 3730,3723,3724,3725,3726,3728,3729″ limit=”24″ width=”700″ height=”500″ title=”no”]