Anketa EITI në Burrel-Krastë-Bulqizë

Anketa EITI në Burrel-Krastë-Bulqizë

Pas publikimit të Raportit EITI 2013 dhe 2014, Sekretariati Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse nisi anketimin EITI. Anketimi EITI është kthyer tashmë si një aktivitet i përvitshëm i cili synon të masi impaktin e Nismës EITI në komunitet.

Në datat 13,14, 15 dhe 16 Shtator 2016 në Bashkitë Burrel-Krastë-Bulqizë, Sekretariati Shqiptar EITI,  zhvilloi për të tretin vit radhazi Anketën EITI.  Ky anketim u zhvillua në kuadër të hartimit të një Strategjie Komunikimi sa më efikase dhe mbi marrjen e të dhënave statistikore rreth impaktit EITI në komunitet. Pyetësori konsistoi në 21 pyetje, për të prodhuar të dhëna se sa njohuri kanë qytetarët e Shqipërisë rreth industrisë nxjerrëse dhe a është investuar mjaftueshëm në komunitetin e tyre nga të ardhurat që sjell kjo industri në arkën e buxhetit të shtetit. Në secilën zonë u anketuan 100 qytetarë.

Gjithashtu u organizuan  takime  me nxënësit e shkollave të mesme mbi rolin që Nisma EITI luan për zhvillimin e komunitetit.  Gjatë këtyre takimeve  me nxënësit e shkollave të mesme dhe me mësuesit e tyre u bë prezantimi mbi rëndësinë që ka implementimi i Nismës EITI në Shqipëri dhe në publikimin e raporteve vjetore EITI.