Anketa EITI – Librazhd dhe Përrenjas

Anketa EITI – Librazhd dhe Përrenjas

Në 3 Tetor 2016 në Bashkitë Librazhd-Përrenjas, Sekretariati Shqiptar EITI,  zhvilloi për të tretin vit radhazi Anketën EITI.

Anketimi EITI është kthyer tashmë si një aktivitet i përvitshëm i cili synon të masi impaktin e Nismës EITI në komunitet.  Ky anketim zhvillohet pas publikimit të Raportit EITI 2013 dhe 2014, në kuadër të hartimit të një Strategjie Komunikimi sa më efikase dhe mbi marrjen e të dhënave statistikore. Pyetësori konsistoi në 21 pyetje, për të prodhuar të dhëna se sa njohuri kanë qytetarët e Shqipërisë rreth industrisë nxjerrëse dhe a është investuar mjaftueshëm në komunitetin e tyre nga të ardhurat që sjell kjo industri në arkën e buxhetit të shtetit. Në secilën zonë u anketuan nga 100 qytetarë.

Gjithashtu u organizuan takime me përfaqësues të bashkive Përrenjas-Librazhd, ku u folë rreth Raportit EITI dhe problematikave që hasin këto bashki në mbledhjen e të ardhurave.

[su_slider source=”media: 3584,3574,3580″ limit=”24″ width=”580″ height=”400″ title=”no”]