12 Mar Amendimi i ligjit hidrokarbur nr. 7746, date 28.7.1993, klauzola per EITI
Sot 12 Mars 2015 kaloi ne parlament amendimi i ligjit hidrokarbur nr. 7746, date 28.7.1993 (Kerkim dhe prodhim), ku u parashikua klauzola per EITI.
Në kuadër të Nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse (EITI), kontraktoret që kanë lidhur marrëveshje hidrokarbure, organet e administratës tatimore dhe doganore, si dhe organet e qeverisjes qendrore dhe vendore, kanë detyrimin të raportojnë sipas standartit te caktuar nga kjo Nismë, pranë Sekretariatit të Nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në aktet nënligjore që hartohen sipas detyrimeve te përcaktuara në nismen per transparence ne industrine nxjerrese.
Sekretariati i Nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse, ka te drejte publikimin e këtyre të dhënave sipas standartit EITI.