03 Tet Aktivitet i Shoqërive Civile
BALcanOSH.net – Regional CSOs, Dega Tiranë, më datë 27 Shtator 2016 organizoi në Tiranë një aktivitet me pjesëmarrje të gjerë nga shoqëria civile, sindikatat, specialistë shqiptarë dhe të huaj, media e shkruar dhe ajo televizive, Bashkitë dhe strukturat e tjera shtetërore me temë “Rritja e kapaciteteve dhe forcimi i rolit të Organizatave të Shoqërisë Civile rajonale për përmirësimin e kushteve të punës dhe dialogun e punës me institucionet publike”.
Përmirësimi i kushteve të punës dhe të shëndetit është një nga temat dhe problemet e rëndësishme që ka interes jetik në ambientin shqiptar por që nga ana tjetër kërkon vëmendje të veçantë dhe harmonizim të veprimeve mes sektorit privat dhe atij shtetëror si në aspektin ligjor dhe atë zbatues.
Qëllimi i aktivitetit ishte identifikimi i nevojave, mangësive dhe problemeve që hasin organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat e medias, në vendosjen e partneritetit në proçesin e vendimarrjes, inkurajimin e dialogut për të rritur bashkëpunimin ndërmjet organizatave dhe institucioneve publike për përfshirje sociale dhe përmirësimin e kushteve të punës, krijimin e bashkëpunimit dhe krijimin e partneritetit rajonal ndërmjet rrjetit BALcanOSH.net dhe organizatave të shoqërisë civile në rajonin e Ballkanit, si dhe rritja e zgjerimi i planeve strategjike, operative dhe politikave në nivel kombëtar dhe rajonal, ngritjen e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e praktikave profesionale, çështjeve sociale dhe organizatave të shoqërisë civile dhe sindikatave.
Diskutimet ngritën probleme si përmirësimi i legjislacionit të punës, siguria në punë, kontrollit i shëndetit, raportet sindikate – punëdhënës – inspektorati i punës dhe shëndetit, etj.
Sekretariati EITI Shqipëri e mbështet këtë aktivitet duke synuar që në Raportet e ardhshme EITI të pasqyrohen edhe më shumë të dhëna, tregues dhe probleme të lidhura me kushtet e punës, sigurimin në punë, numrin e punonjësve dhe pagesat e sigurimit e të shëndetit në punë etj. duke rritur nivelin e transparencës në sektorin e industrisë nxjerrëse dhe mundësinë e zgjidhjes së problemeve të dala.
Në takim ishin të pranishëm Z. Agim Shehu dhe Z. Lluka Gjergo, Koordinatorë EITI Shqipëri.