27 Dhj Kërkesë për shprehje interesi – Shërbime konsulence – Përzgjedhja e individëve
MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDUSTRISË
EITI Albania
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIME KONSULENCE– PËRZGJEDHJA E INDIVIDËVE)
Republika e Shqipërisë
Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse
Granti Nr.: TF0A1769
Titulli i paketës: Përzgjedhja e një Konsulenti Individual për Menaxhimin Financiar
Nr. i Referencës: ALBEITI/IC/003
Kjo Kërkesë për Shprehje Interesi publikohet pas Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i publikuar në Development Business online Nr. WB 2414-05/16, të datës 27 Maj 2016.
Republika e Shqipërisë ka marrë financim nga Banka Botërore për llogari të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Albania) dhe synon të përdorë një pjesë të financimit për shërbime konsulence.
Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) përfshijnë përzgjedhjen e një konsulenti individual për të asistuar stafin e Sekretariatit EITI Shqipëri të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, me kohë të pjesëshme, në kryerjen e saktë të procedurave të manaxhimit dhe kontrollit financiar në përputhje me Udhëzimet e Bankës Botërore për aktivitetet me financim nga projekti, duke përdorur dokumentacionin standart të Bankës Botërore. Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë afërsisht 365 ditë nga nënshkrimi i Kontratës.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë, EITI Shqipëri, fton konsulente individualë të përshtatshëm (“Konsulentë”) të shprehin interesin e tyre në ofrimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të japin informacion që paraqet kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e përshtatshme për të kryer Shërbimet (CV në gjuhën shqipe dhe angleze). Kriteret e përfshirjes në listën e shkurtër janë:
- Të ketë arsimin e lartë ekonomik, diplomë në financë ose administrim biznesi.
- Eksperiencë profesionale në manaxhimin financiar / të buxhetit, minimumi 5 vjet, kërkohet eksperiencë në projektet e financuara nga Banka Botërore ose organizata të tjera ndërkombëtare.
- Njohuri të mira të kontabilitetit, sistemeve të manaxhimit financiar dhe të buxhetimit, si dhe të taksimit dhe ligjshmërisë në Shqipëri;
- Njohuri të mira të politikave financiare dhe të kontabilitetit, rregullave dhe udhëzuesve të organizatave ndërkombëtare, preferohet Banka Botërore;
- Njohuri të mira të kompjuterike dhe në përpunimin e dokumentave në programet word dhe excel;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, të jetë në gjendje të komunikojë dhe shkruajë shumë mirë.
- Njohuri të mira të sistemeve më të fundit të manaxhimit financiar dhe aplikimeve bankare online.
Konsulentëve të interesuar iu kërkohet t’i kushtojnë vëmendje paragrafit 1.9 të Udhëzimeve të Bankës Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve sipas Huave të IBRD dhe Kredive dhe Granteve të IDA nga Huamarrësit e Bankës Botërore, të datës Janar 2011 (“Udhëzimet për Konsulentët”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit.
Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Konsulentëve Individualë (IC) të përcaktuar në Udhëzimet e Konsulentëve.
Më shumë informacion mund të merret në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar 08.00 deri 16.30 nga e hëna deri të enjten dhe 08.30 deri 14.00 të premten.
Shprehjet e interesit mund të dorëzohen zyrtarisht në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me faks, ose me e-mail) deri më 12 Janar 2017 ora 16:30.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Albania)
Në vëmendje të: Znj. Dorina Çinari, Drejtuese e Sekretariatit EITI Albania
Blv. “Zhan D’Árk”, Godina 3, mbrapa Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kati V,
Zyra Nr. 406, Tiranë
E-mail: Dorina.Cinari@albeiti.gov.al