23 Sht 15 Validitime në proçes
Ky artikull u publikua fillimisht në faqen e internetit të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI (eiti.org)
Në qershor, Bordi EITI dha dritën jeshile për të ecur përpara me Validitimin, mekanizmi i garancisë së cilësisë EITI (Shih buletinin e qershorit). Që nga 1 korriku, Sekretariati Ndërkombëtar EITI ka qënë në vendet me misionin e mbledhjeve të fakteve, hapi i parë nga tre hapat e Validitimit.
Misionet kanë përfunduar në 13 vënde: Azerbaixhan, Gana, Republika Kirkistaneze, Liberi, Mauritania, Nigeri, Norvegji, Peru, São Tomé e Principe, Ishujt Solomon, Taxhikistan, dhe Timor –Leste. Misioni për mbledhjen e fakteve është planifikuar gjatë javëve të ardhshme në Mali dhe së shpejti në Nigeri. Ju mund ti gjeni datat e të gjitha vendeve të vizituara për Validitim në kalendarin tonë të ngjarjeve.
Kolegët tanë kanë dërguar disa fotografi (snapshots) nga detyra e tyre për mbledhjen e fakteve.
Një raport fillestar nga ana e Sekretariatit Ndërkombëtar EITI do jetë rezultati i këtij hapi të parë që do ti dorëzohet një Validatori të jashtëm për vlerësimin e tij/saj. (hapi i dytë). Validatori më pas do të garantoj cilësinë e punës sonë dhe lëshimin e një Raporti Validitimi në Bordin EITI.
Është Bordi që merr vendimin përfundimtar për statusin e anëtarësimit të vendit në EITI (hapi tretë)
Edhe pse është akoma shumë herët për të folur për përshtypjet e para, misioni i mbledhjeve të fakteve janë padyshim duke na shërbyer ne në Sekretariatin Ndërkombëtar për të përfituar një kuptim më të mirë të realiteteve në vëndet tona implementuese.
Është gjithashtu një mundësi për të parë drejtpërdrejtë mënyrat e ndryshme në të cilat vendet janë duke aplikuar Standartin në mënyra inovative për të adresuar sfidat përkatëse. Rezultatet nuk duhet të jenë vetëm realistike se sa nga Raporti i Validitimin në të kaluarën por edhe synimin e një mbështetje më të madhe për zbatim pas Validitimit.