Workshop për Transaksionet e lëndëve të para nga Shoqëritë me kapital Shtetëror / Commodity Trading

Një nga objektivat dhe kërkesat e  EITI Ndërkombëtar (përkatësisht Kërkesa EITI 4.2) e lançuar në qershor 2016 dhe me fokus përforcimin e Transparencës për shitjen e naftës bruto/ Commodity Trading nga Kompanitë me Kapital Shtetëror në Shtetet anëtare EITI, mblodhi më datë 29 Qershor, në një Tryezë/Workshop të gjithë antarët e MSG Shqiptare, dhe Sekretariatit Kombëtar EITI, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave, përfaqësues të Albpetrol, AKBN, SHGJSH, Albgaz, Drejtorisë së Tatimeve, FIAA, Përfaqësues të Biznesit dhe të Shoqërisë Civile.

Kërkesa EITI 4.2 synon të sigurojë transparencën e nevojshme, se sa Sipërmarrjet me Kapital Shtetëror në vëndet antare EITI, përfitojnë nga vëllimet e shitura dhe të ardhurat e marra nga nafta, gazi dhe mineralet dhe se sa këto të ardhura transferohen në buxhetin e shtetit.

Kjo përfshin proçedurat e shitjeve dhe eksporteve, si dhe shitjet për blerësit e brendshëm dhe rafineritë, dhe çdo aktor tjetër.

Me iniciativën e Sekretariatit Ndërkombëtar në Oslo, Shqipëria është ftuar të jetë pjesë e një Projekti pilot për Comoditty Trading dhe në këtë kontekst në mars 2018, EITI Ndërkombëtar ka përzgjedhur si kontraktues për realizimin e Projektit kompaninë Deloitte Audit Albania, për të kryer një vlerësim të Transparencës në përputhje me kërkesat e Standradit EITI për Sektorin e naftës në Shqipëri, si dhe në kontekstin e Rekomandimeve të dala në Proçesin e Validimit Ndërkombëtar.

Sektori i naftës ka qënë historikisht një nga sektorët me rëndësi strategjike dhe kontribues i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit me rezerva të konsiderueshme. Në këtë sektor, Albpetrol sh.a. është e vetmja shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar.

Roli kryesor i shoqërisë është prodhimi dhe tregtimi i produkteve të naftës si dhe monitorimi i Marrëveshjeve Hidrokarbure.

Qëllimi kryesor i këtij Raporti është të Rishikojë dhe identifikojë hendeqet e transparencës në zinxhirin e vlerave të tregtimit të naftës bruto dhe kjo në konsultim me EITI-in Shqiptar, MSG dhe instituconet qeveritare përgjegjëse; Të sigurojë ngritjen e kapaciteteve të MSG dhe EITI Shqiptar për transparencën në tregtimin e naftës bruto; Të prodhojë një Raport final mbi tregtimin e naftës bruto që adreson hendeqet e identifikuara dhe rekomandimet përkatëse.

Në këtë Raport analizohen kërkesat e reja të EITI Ndërkombëtar për transparencën në proçesin e tregëtimit të naftës dhe gazit nga shtetet prodhuese, duke verifikuar zabtueshmërinë e Udhëzimit 26 të EITI për Shitjet e para.

Deloitte ka përfundur fazën e analizës bazuar në informacionet e mara nga Albpetrol  dhe në Workshop prezantoi gjetjet dhe rekomandimet paraprake.  Rezultatet dhe rekomandimet e Raportit paraprak  do të marrin miratimin e MSG-së dhe do të zbatohen në Raportin e parë zyrtar  të Transparencës për Shitjen e Naftës bruto që do të përpilohet nga “Deloitte” në vijim të këtij proçesi.

Në Workshop pjesëmarrësit përfaqësues të MSG, institucioneve shtetërore, përfaqësuesve të Albpetrol, si dhe grupeve të interesit, diskutuan në formë të detajuar dhe konstruktive,  lidhur  me gjetjet e Raportit paraprak, në funksion të optimizimit të konkluzioneve dhe rekomandimeve,  të cilat do të reflektohen nga ana e Deloitte në Raportin Përfundimtar.