Workshop mbi proçesin e anëtarësimit të Kosovës në EITI

Në datën 22 Prill 2017 në hotel “Rogner”, Tiranë, u zhvillua workshop-i me temë “Mbi proçesin e anëtarësimit të Kosovës në EITI” i organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik  të Republikës së Kosovës dhe shoqëria civile kosovare KFOS. Me ftesë të organizatoreve në këtë takim ishin pjesëmarrës koordinatorët e Sekretariatit EITI Albania, nga të cilët z. Agim E. Shehu trajtoi temën “Përvoja dhe sfidat shqiptare për në EITI” e lidhur me eksperiencën shqiptare për anëtarësimin në EITI dhe plotësimin e kërkesave përkatëse  si dhe  punën për ta realizuar këtë. Pyetjet dhe diskutimet që vazhduan morën përgjigjet përkatëse. Në përfundim u evidentua vlerësimi për një bashkëpunim të mëtejshëm me EITI Albania.​

IMG_3965
IMG_3964
IMG_3963
IMG_3961