Workshop mbi bashkëpunimin ndërmjet Sekretariatit Kombëtar dhe Sekretariatit EITI Ukrainë në zbulimin e Pronarëve Realë

Në datat 16-18 dhjetor 2019, në Kiev, Ukrainë, si një ndër vendet që krijoi regjistrin e parë në botë të Pronarëve Realë (Beneficial Ownership), për personat juridikë dhe regjistrin e pasurive për zyrtarët qeveritarë, u organizua një vizitë tre ditore pune nga përfaqësues të Sekretariatit Kombëtar EITI dhe të Shoqërisë Civile, antarë të Grupit Ndërinstitucional të Punës (MSG).

Në kuadër të kësaj vizite u realizuan takime me Drejtues dhe përfaqësues të Sekretariatit EITI Ukrainë, Specialistë të Bankës Kombëtare të Ukrainës, Qëndrës së Veprimit Kundër Korrupsionit, Antarë të Shoqërisë Civile, përfaqësues të Shërbimit Shtetëror të Hetimit Financiar, Youcontrol, si dhe me kryetaren e Këshillit të Koordinimit të Partneritetit të Qeverisë së Hapur.

Z. Genci Tërpo, Drejtues i Sekretariatit Kombëtar EITI, vlerësoi z. Oleksiy Orlovsky, anëtar i Bordit Ndërkombëtar EITI dhe znj. Dina Narezhneva, Manaxhere në International Renaissance Foundation që mundësuan dhe organizuan takimet bilaterale dhe se ekzistojnë mundësi për të rritur bashkëpunimin e ndërsjelltë mes dy Sekretariateve EITI, në mbështetje të çështjeve dhe specifikave mbi deklarimin e Pronarëve Realë (Beneficial Ownership).

Z.Tërpo theksoi gjatë takimeve hapat që do të ndërmerren nga Sekretariati Kombëtar EITI në vijim të aktiviteteve të përcaktuara për evidentimin dhe pasqyrimin e Pronarëve Realë (Beneficial Ownership) në fushën e industrisë nxjerrëse në Shqipëri duke ju referuar edhe praktikës së Ukrainës në këtë drejtim.

Znj. Anila Hajnaj dhe Znj. Ola Mitre, përfaqësues të Shoqërisë Civile, antarë të Grupit Ndërinstitucional të Punës (MSG),vunë theksin tek roli që duhet të luaj  Shoqëria Civile si një ‘sektor i tretë’ i shoqërisë, i dallueshëm nga qeveria dhe biznesi.

Identifikimi i Pronarëve Realë (Beneficial Ownership) në Ukrainë nuk ka qënë një proçes i lehtë. Refuzimi nga ana e biznesit për të dhënë informacion nxitën autoritetet të ndërmerrnin hapa imediate duke filluar nga dryshimi i ligjit, vendosja e klauzolave ndëshkuese për bizneset që nuk raportojnë, thjeshtëzimi i procedurave të raportimit për bizneset, si dhe rritja e kapaciteteve për organizatat lokale.

Përfaqësuesja nga Qëndra e Veprimit Kundër Korrupsionit prezantoi rastet e investiguara dhe se si figura të njohura politike dhe biznesit në vend përdorin skema manipuluese të fshehjes të Pronarëve Realë (Beneficial Ownership).

Takim shumë i frytshëm ishte ai në zyrat e Youcontrol ku u prezantua nga ana e përfaqësuesve të qëndrës i gjithë sistemi analitik i përputhshmërisë, i cili gjeneron një profil të plotë për çdo kompani në Ukrainë bazuar në open data.

Përfaqësues të Shërbimit Shtetëror të Hetimit Financiar prezantuan rolin kyç që luan ky institucion mbi analizën dhe përgjithësimin e rrezikut, zbulimin e mekanizmave të pastrimit të të ardhurave nga krimi përmes përdorimit të subjekteve me struktura të errëta të pronësisë.

Publikimi i Pronarëve Realë (Beneficial Ownership) në 2020 si një nga kërkesat themelore të EITI Ndërkombëtar ka nxitur palën Shqiptare, konkretisht Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në hartimin/draftimin e një ligji të ri që synon të krijojë një regjistër i cili do të zbardhë emrat e Pronarëve Realë dhe aksesueshmërinë mbi të dhënat e subjekteve.