Tryezë e rrumbullakët me operatorët e industrisë nxjerrëse

Ditën e premte në orën 11:00, në ambientet e Hotel Tirana International, u mbajt tryeza e diskutimeve mes Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Albania) dhe përfaqësuesëve të operatorëve të industries nxjerrëse në Shqipëri. Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe Z. Sajmir Laçej, Drejtor i Politikave Fiskale, pranë Ministrisë së Financave.

Përfaqësues të kompanive kryesore që operojnë në industrinë nxjerrëse në Shqipëri, diskutuan lidhur me problematika të ndryshme të fushës si dhe mbi masat që duhen marrë në mënyrë që të krijohet një mjedis i përshtatshëm për veprimtarinë e këtyre kompanive, duke përmirësuar kuadrin ligjor, plotikat fiskale dhe duke pasur nje bashkëpunim më të ngushtë mes kompanive dhe institucioneve shtetërore.

Takimi u përqëndrua më së shumti mbi nivelin e transparences në industrinë nxjerrëse dhe bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore dhe kompanive që operojnë në këtë fushë, si dy pikat kyçe për zhvillimin e këtij sektori. Pjesëmarrësit analizuan situatën aktuale, duke ndarë eksperiencat e tyre dhe duke shprehur probleme konkrete lidhur me kuadrin ligjor dhe paketën fiskale në Shqipëri.

Në këtë tryezë u diskutua mbi rëndësinë dhe funksionin e EITI Albania duke u ndalur në publikimin e të dhënave financiare dhe pagesave në sektorin e industries nxjerrëse. Proçesi EITI kërkon publikimin e të dhënave mbi pagesat dhe fitimet nëpërmjet raporteve të bazuara në llogaritë e audituara sipas standardeve ndërkombëtare. Raportimi i kompanive tek EITI Albania kanë një rëndësi të veçantë, pasi nëpërmjet tyre hartohen rekomandimet të cilat paraqiten në instancat më të larta.

Vendet të cilat zbatojnë principet e EITI duhet të publikojnë një përmbledhje të kuadrit ligjor dhe paketës fiskale që drejtojnë industrinë nxjerrëse. Ky informacion duhet të përfshijë përmbledhjen e paketës fiskale, përfshirë nivelin e delegimit fiskal, një përmbledhje të ligjeve dhe rregulloreve relevante, informacion mbi rolet dhe përgjegjësit e agjencive përgjegjëse shtetërore.

Një nga objektivat kryesore të nismës EITI Albania është publikimi i informacionit, lidhur me rregulloren që duhet të ndiqet për menaxhimin e sektorit nxjerrës në Shqipëri, gjë që lejon aktorët kryesorë të kësaj fushe të jenë në dijeni të vazhdueshme të ligjeve dhe proçedurave lidhur me dhënien e të drejtave të kërkimit dhe prodhimit, kuadrinligjor, rregullator dhe kontraktual që i aplikohet industrisë nxjerrëse në Shqipëri si dhe mbi përgjegjësitë që kanë institucionet shtetërore në këtë proçes.

Pjesëmarrësit dhanë opinionet e tyre mbi nismën EITI duke kërkuar një përfshirje më të gjerë të kompanive që operojnë në Shqipëri, si një mënyre për të shmangur konkurrencën e padrejtë. Përfaqësuesit e EITI Albania shprehën se është në objektivin e tyre, duke theksuar se duhet një ndërveprim më i madh nga ana kompanive për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Pas një diskutimi të gjatë pjesëmarrësit ranë dakort se standardet e transparencës janë çelësi për përmirësimin e politikave fiskale. Ky takimi kishte si qëllim rritjen e impaktit të nismës EITI në Shqipëri, nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit mes aktorëve kryesorë.

DSC_0295
DSC_0318
DSC_0429