Takim planifikues për rentën minerare të industrive nxjerrëse

Burimi i Lajmit: OSCE Presence in Albania Prezenca e OSBE-së organizoi sot një takim planifikues për rentën minerare të industrive nxjerrëse. Merrnin pjesë zyrtarë të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Nismës së Transparencës së Industrive Nxjerrëse, Shoqatës për Autonomi Vendore dhe Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Pjesëmarrësit ranë dakord për planin e veprimeve për vitin 2020, i cili përfshin ndër të tjera organizimin e tryezës kombëtare për çështjet e lidhura me rentën minerare, përgatitjen e propozimeve ligjore për të rregulluar boshllëqet ekzistuese dhe thjeshtimin e të gjithë proçesit të mbledhjes së rentës për bashkitë.