Takim i MSG në funksion të prioriteteve dhe sfidave EITI

Në  datën 12 Shkurt 2019, u organizua mbledhja e MSG – EITI, ku morrën pjesë anëtarët e MSG, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtorisë së Përgjithëshme të Tatimeve, AKBN, Albpetrol sha, Shoqatës së Investitorëve të Huaj (FIAA), Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, si dhe  përfaqësues të Shoqërisë Civile.  

Në takim u prezantua Kryetari i ri i Grupit Ndër-Institucional të Punës (MSG – EITI) , Zv. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës,  z. Ilir Bejtja.

Po në këtë mbledhje u prezantuan anëtarët e rinj të MSG përfaqësues të Shoqërise Civile, të cilët ju nënshtruan proçesit të zgjedhjeve për këtë grupim interesi,  në konformitet me kërkesat e Standartit Ndërkombëtar EITI, si një adresim i  një angazhimi  më  aktiv dhe kontributit efektiv të Shoqërisë Civile në përbërjen e MSG (në përputhje me kërkesën 1.3 dhe 1.4 të Standartit Ndërkombëtar ).

 Në funksion të Axhendës së takimit të MSG, fokusi i tematikave të diskutimeve konsistoi në:

  • Diskutimin dhe miratimin e dokumentit final të Overview për adresimin nga MSG – EITI të Corrective Actions të dala nga proçesi i Validimit Ndërkombëtar.
  • Diskutim i propozimeve të Bordit Ndërkombëtar EITI, për rishikimin e disa kërkesave aktuale të Standartit EITI,  në funksion të forcimit të implementimit të EITI në vendet anëtare, si një dokument paraprak për t’u trajtuar në Konferencën Globale EITI,  e cila zhvillohet në Paris,  në Qershor 2019.
  • Adresimi i problematikave të Rentës Minerare dhe manaxhimi efektiv i të ardhurave në nivel Lokal.
  • Diskutim mbi prioritetin e publikimit të Pronarëve Reale (Bo ) brënda afateve zyrtare të përcaktuara nga Sekretariati Ndërkombëtar EITI.
  • Diskutim mbi ekzistencën dhe materialitetin e Shpenzimeve “quasi fiscale”
  • Diskutimi nga MSG i Rekomandimeve të lëna në Raportin EITI dhe inicimi i punës për adresimin e tyre.

Në takim u miratua dhe ngritja e Grupit të Punës, me përbërje të anëtarëve të 3 Grupeve të interesit të MSG, për të ndjekur në vijimësi adresimin e rekomandimeve të lëna nga Misioni i Validimit dhe Rekomandimeve të Raportit zyrtar EITI.