Takim mes përfaqësuesve të Ambasadës Zvicerane në Shqipëri, MSG dhe Sekretariatit Kombëtar EITI

Në datën 29 Shkurt 2019 në ambjentet e Ambasadës Zvicerane në Shqipëri, përfaqësues të MSG dhe Sekretariatit Kombëtar EITI Shqipëri,  zhvilluan një takim me Z. Thomas Stauffer, Menaxher Programi i Divizionit të Ndihmës Makroekonomike të Federatës Zvicerane, si dhe Znj. Sigita Stafa, Oficere Kombëtare Programi për Zhvillimin Ekonomik në Ambasadën e Zvicrës.

Gjatë takimit në emër të Sekretariatit Kombëtar EITI Shqipëri,  znj. Emiliana Kola bëri një ekspoze të detajuar të aktivitetit për implementimin e EITI-t në Shqipëri dhe të punës së bërë nga MSG-ja Shqiptare dhe Sekretariati Kombëtar EITI, me fokus në promovimin e Transparencës në proçesin e mirëadministrimit të të ardhurave që burojnë nga sektorët e Hidrokarbureve, Minierave dhe Hidroenergjisë në Shqipëri.  Në fokusin e programit të punës për vitin 2019, Sekretariati Kombëtar EITI ka adresuar prioritete si: Përmirësimin e kuadrit Ligjor që lidhet me Transparencën në shfrytëzimin e Burimeve natyrore;  Programimin e publikimit të Pronarëve Reale në aktivitetet e Industrive nxjerrëse; Raportimin e të ardhurave nga aktiviteti i Kompanive me kapital shtetëror; Përmirësimin e bazës elekronike të të dhënave për ciklin e plotë të aktiviteteve sektoriale të industrive nxjerrëse; Rritjen e kapaciteteve të Shoqërise Civile dhe të Pushtetit Lokal; Impaktin e aktivitetit EITI në aspektin Social dhe Mjedisor etj.

Gjithashtu, znj. Anila Hajnaj,  përfaqësuesja e Organizatave të Shoqërisë Civile në MSG-në Shqiptare EITI,  paraqiti punën e bërë nga Shoqëria Civile në kuadër të EITI-t dhe bëri një ekspoze të Projektit të financuar nga Ambasada Zvicerane mbi Rentën Minerare, trajnimin e potencialeve të Shoqërisë Civile për involvimin e tyre të plotë në EITI, si dhe proçesin e  zgjedhjeve të kryera nga SHC në shkurt të viti 2019 për MSG-në EITI Shqipëri.

Gjatë takimit nga të dy palët u diskutua dhe vlerësua fillimi në një kohë të shpejtë i proçesit të bashkëpunimit konkret, ndermjet dy vendeve, në çështje dhe aktivitete prioritare që kanë të bëjnë me maksimizimin e impaktit të implementimit të EITI-t në Shqipëri.