Takim me Grupin Ndërinstitucional të Punës për diskutimin e Termave të Referencës për aktivitetet kryesore EITI, si dhe Progres Raportin vjetor

Në kuadër të ecurisë të proçesit dhe aktiviteteve prioritare EITI në Shqipëri, Anëtarët e Grupit Ndërinstitucional të Punës EITI (MSG) dhe Sekretariati Kombëtar EITI, në datën 21 Qershor 2018, në ambjentet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, organizuan një Tryezë pune për diskutimin dhe miratimin e Termave të Referencës për Administratorin e Pavarur, i cili do të përgatisi Raportin zyrtar EITI për vitin 2017; Termave të Referencës për aktivitetet e Komunikimit dhe Promovimit EITI, si dhe miratimin e Progres Raportit EITI për vitin 2017.

Miratimi i Termave të Referencës për përzgjedhjen e Administratorit të Pavarur përbëjnë një nga prioritetet aktuale të MSG-së.

Dokumenti i draftuar i Termave të Referencës, pasi është diskutuar në të gjitha fazat e detajuara të tij, përfshin komentet dhe sygjerimet e bëra nga anëtarët e MSG, si dhe të  grupimit të shoqërisë civile dhe përfqësuesve të Biznesit.

Risia që Sekretariati Kombëtar EITI ka propozuar dhe mbështetur konsiston në faktin  se për herë të parë, pjesë e grupit të punës të Administratorit të Pavarur, kërkohet të jenë pjesëmarrja e stafeve me  kapacitet teknik sektorial nga fusha e minierave dhe hidrokarbureve.

Po ashtu, Sekretariati Kombëtar EITI ka inkluduar në termat e Referencës për Administratorin e Pavarur edhe elemente të rinj  si: Monitorimi i Sigurisë në punë dhe të jetës së punonjësve në sektorin minerar dhe hidrokarbur;  Vënia e theksit tek të ardhurat e Pushteteve Lokale dhe komuniteteve për përfitimet nga aktivitetet minerare në rajonin e tyre, si dhe impaktin Mjedisor dhe Social të këtyre aktiviteteve; Angazhimin e Administratorit të Pavarur për organizimin e workshop-eve informuese për materialet e përgatitura në funksion të Raportit zyrtar vjetor EITI.

Theksohet se duke nisur nga viti 2013, Sekretariati Ndërkombëtar EITI i kërkon çdo shteti anëtar EITI të publikojë Raportin e Progresit Vjetor të Aktiviteteve,  brënda datës 1 korrik të çdo viti pasardhës.

Qëllimi kryesor i publikimit të Raportit të Progresit Vjetor të Aktiviteteve EITI është të pasqyrojë punën një vjeçare të Sekretariatit dhe MSG dhe shërben si një Raport reference, në zbatim të objektivave të parashikuara kundrejt një transparence në rritje në sektorin e industrisë nxjerrëse në vend, si dhe një element për matjen e performancës së aktivitetit kombëtar EITI.

Ky Raport Progresi pas draftimit nga ana e Sekretariatit Kombëtar, u finalizua dhe u miratua unanimisht nga antarët e të tre grupimeve përbërëse (Qeveri-Bisnes-Shoqëri Civile) të nismës EITI.

Angazhimi i shumë aktorëve e bën Nismën EITI në thelb komplekse, interaktive dhe duke përfshirë  integrimin e proçeseve dhe aktiviteteve të Komunikimit/ Promovimit  EITI,  të cilat duhet t’ju përgjigjen sfidave të kërkesave në rritje.

Sekretariati Kombëtar draftoi një Paketë Komunikimi për vitin 2018-2019, bazuar mbi planin dhe financimin e Bankës Botërore.

Gjatë takimit anëtarët e MSG diskutuan pikat e detajuara të këtij Plani Komunikimi,  në funksion të optimizimit të aktiviteteve të komunikimit me median dhe publikun, si dhe specifikisht arritjen e komuniteteve lokale  me industri nxjerrëse,  nëpërmjet një komunikimi më interaktiv.