Takim me FIAA lidhur me aktivitetin e Sekretariatit EITI në Shqipëri

Më datë 13 Shkurt 2018 në zyrat qëndrore të FIAA-s (Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri ), Tiranë, u organizua një takim i përbashkët pune ndërmjet  Sekretariatit Kombëtar EITI dhe përfaqësuesve të Bisnesit (përfaqësuar nga FIAA) në Grupin Ndëristitucional të Punës.

Ky takim shërbeu gjithashtu dhe si një prezantim nga FIAA  për dy antarët e rinj përfaqësues të Biznesit: Statkraft (Devoll H) dhe Selenica Bitumi, të cilët i bashkohen  kështu antarëve aktualë të Biznesit në MSG: Shell Upstream Albania, Aneta Cement dhe Tirex shpk.

Në fjalën e tij, Drejtuesi i Sekretariatit EITI z. Ardit Kamberi vleresoi angazhimin real të  përfaqësuesve të Bisnesit, në proçesin e raportimit EITI në Shqipëri, duke e konsideruar këtë grupim  si një nga brinjët e rëndësishme të trekëndëshit të bashkëpunimit substancial (Institucionet shtetërore, Biznes dhe Shoqëri Civile), në aktivitetin e  Sekretariatit Kombëtar EITI.

Theksohet se Shqipëria është vendi i cili promovoi futjen e proçesit të raportimit EITI dhe në sektorin Elektro Energjitik dhe përfshirja në MSG e përfaqësuesit të biznesit të ketij  sektori vital për interes të vendit, e rikonfirmon  vlerësimin e këtij proçesi gjithëpërfshirës në shfrytëzimin e burimeve natyrore në vend.

Është shumë sinjifikative rezultati i vlerësimit zyrtar pozitiv që Bordi Ndërkombëtar EITI me qëndër në Oslo, ka bërë në mesin e muajit Shkurt 2018, në konkluzion të proçesit të validimit zyrtar për progresin e aktivitetit të Sekretariatit Kombëtar EITI Shqipëri.

Z. Kamberi nënvizoi se Nisma EITI shërben si një vitrinë për investitorët e huaj në Shqipëri, duke ju ofruar në format zyrtar informacion, garanci dhe siguri të një standarti ndërkombëtar.

Z. Kamberi informoi antarët e rinj të MSG mbi organizimin dhe funksionimin e Sekretariatit dhe Grupit Nderistitucional EITI, si dhe mbi fazën përmbyllëse të Raportit EITI 2016, ku janë marrë në konsiderat të gjitha rekomandimet e grupeve të interest, si dhe rekomandimet e Sekretariatit Ndërkombëtar EITI me qëndër në Oslo.

Z.Kamberi prezantoi gjithashtu prioritetet e Sekretariatit Kombëtar EITI për vitin 2018, ku inkludohen:  Përgatitja e një Raporti Zyrtar Vjetor sa më gjithëpërfshirës;  Njohja e publikut të gjerë mbi punën e Sekretariati EITI (aktivitetet e Komunikimit); Përmirësimin dhe përforcimin e strukturës dhe rolit të MSG;  Rritja e impaktit të industrisë nxjerrëse në komunitetet lokale dhe në komponentin social; Vlerësimi i Impaktit mjedisor nga Industritë nxjerrëse në Shqipëri;  Përmirësimin e kuadrit ligjor për Transparencën duke përfshirë komponentin e BO;  Raportimi i shoqërive me kapital shtetëror, si dhe  dhe krijimi i një sistemi të plotë online database për aktivitetet në Sektorët Minerar, Hidrokarbur dhe Hidroenergjitik në Shqipëri.

Përfaqësuesi i FIAA-s, z. Përparim Alikaj, në fjalën e tij theksoi se roli i Sekretariatit EITI në Shqipëri, po ashtu edhe kontributi i i bisnesit në tërësi në këtë proçes  është rritur ndjeshëm.

Z. Alikaj ngriti  si shqetësim faktin që komunat dhe zonat ku ushtrohet aktivitet i  industrisë nxjerrëse,  jo gjithmone janë  marrë në masën e duhur përfitimet që ju takojnë si efekt i rentës minerare. Gjithashtu, Z. Alikaj propozon përmiresime në  Ligjin minerar aktual,  si një mekanizëm konkret që do ndihmoj Shqipërinë në thithjen e investitorëve të huaj dhe përmiresimin e klimës për biznesin në këtë sektor.

Z. Turker Sengonul, Drejtori Ekzekutiv i Shell Upstream Albania, mbasi prezantoi aktivitetin aktual të kompanisë Shell në Shqipëri, nënvizoi rëndësinë që ka raportimi koherent jo vetëm nga ana e Bisnesit, por edhe nga ana e institucioneve shtetërore dhe kjo të shërbej për arritjen e qëllimit final të nismës EITI.

Z. Dritan Dervishaj, Antea Cement, antar në MSG prej katër vitesh, mbron idenë se bisnesi në vetvete është i interesuar të jetë transparentë në raport me shtetin dhe se mosrakordimet  lidhur me raportimin EITI  kryesisht kanë ardhur nga institucionet shtetërore. Z. Dervishaj nënvizon gjithashtu se pushteti lokal në zonat ku ushtrohet aktivitet nxjerrës dhe përpunues është përfitues i dyfishtë, duke përfituar nga renta minerare,  por edhe nga taksat lokale.

Z. Pandeli Bombaj, Drejtuesi Teknik i shoqërisë Selenica Bitumi, thekson se duhen gjetur mekanizma për të rritur më shumë transparencën në industrinë nxjerrëse dhe duke ndihmuar kështu konkurrencën e ndershme. Z. Bombaj shton se ndryshimet ligjore që ndërmerren, duhet detyrimisht të kenë konsultimin e plotë edhe me Bisnesin.

Znj. Orkida Dragoti, prezantoi  aktivitetin e  kompanisë Statkraft dhe garantoi  në emër të kësaj kompanie përkushtimin maksimal në Bordin EITI.  Sipas znj. Dragoti, proçesi I Raportimit  Zyrtar EITI lidhet ngushtë dhe me vetë politikën transparente që ndjek kompania Statkraft,  duke ftuar  të gjithë investitorët të kontribuojnë  në zgjidhjen e çështjeve burokratike dhe  permiresimet  ligjore në sektoret e industrisë nxjerrëse dhe sektorin e Elektroenergjisë.

Në konkluzion të Takimit,  u ritheksua angazhimi i palëve,  për të rritur nivelin e bashkëpunimit, duke  kontribuar  në optimizimin e aktivitetit EITI,  për maksimizimin e Transparencës dhe përfitimit publik në  shfrytëzimin e burimeve natyrore në vend dhe në veçanti të sektorëve strategjikë të industrive nxjerrëse.