Takim i Bordit EITI

Sot më 31 Janar 2017, Sekretariati Shqiptar EITI organizoi takimin e rradhës të Bordit EITI në Tirana International Hotel. Ky takim u konceptua në dy pjesë, ku në pjesën e parë ekspertët ligjor znj. Zyhrada Kongoli dhe z. Florian Xhafa, nga kompania e kontraktuar Eurosupport-Fineurop Support S.r.l bënë një prezantim mbi analizën e kuadrit legjislativ dhe rregullator kombëtar shqiptar në zbatimin e standarteve EITI. Qëllimi i realizimit të këtij studimi konsiston në identi/kimin dhe vlerësimin e dispozitave të Standartit EITI që janë të zbatueshme në kuadrin ligjor dhe rregullator kombëtar si dhe dhënien e rekomandimeve në lidhje me ndryshimet e nevojshme në legjislacionin përkatës me qëllim sigurimin e përputhshmërisë së tyre me Standartin EITI. Draft Raporti Final për Rishikimin e Kuadrit Legjislativ do të konsiderohet i miratuar dhe do të vijohet me publikimin e tij ditën e premte datë 10 Shkurt 2017.
Në pjesën e dytë, Administratori i Pavarur Deloitte Audit Albania përfaqësuar nga znj. Jonida Vesiu dhe z. Elvis Ziu prezantuan draft Raportin EITI 2015 dhe diskutuan rreth pagesave të rakorduara deri më tani si dhe rreth problematikave dhe pasaktësive në raportimin e pagesave nga shoqëritë dhe tatimet, mbi mungesën e një regjistri të azhornuar dhe publik për konçesionet në të tre sektorët, mungesa e informacionit për punësimin në hidro-energji, etj. Draft Raporti EITI 2015 do të konsiderohet i miratuar dhe do të vijohet me publikimin e tij ditën e nesërme datë 1 Shkurt 2017.
IMG_3256
IMG_3241
IMG_3269
IMG_3287
IMG_3292
IMG_3296
IMG_3304
IMG_3308
IMG_3271