Gazsjellesi Trans Adriatik

Gazsjellësi Trans Adriatik (Projekti TAP) AG, është një Shoqëri me sipërmarrje të përbashkët e themeluar me qëllimin e planifikimit, zhvillimit dhe ndërtimit të gazsjellësit natyror TAP. Aksionarët e TAP janë: BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (16%), Total (10%), E.ON (9%) dhe Axpo (5%).

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Afërsisht 870 km tubacion do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, do kalojë Greqi, Shqipëri dhe detin Adriatik, e më pas do të lidhet me bregdetin e Italisë Jugore. Kështu, Shqipëria do të bëhet një vend tranzit qendror energjinë në Bashkimin Evropian. TAP pritet të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së gazsjellësit, duke përfshirë Shqipërinë. Ky do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte që nuk varet nga grantet ose subvencionet. Operacionet e TAP pritet të fillojnë në vitin 2020.

Informacione të mëtejshme mbi projektin e TAP mund t’i gjeni në: http://www.tap-ag.al/ dhe www.energjia.gov.al.

Qeveria shqiptare është angazhuar plotësisht për të mbështur projektin TAP në të gjitha hapat e autorizimit dhe lejeve shtetërore. Në fund të vitit 2013 Këshilli i Ministrave themeloi Grupin ndër-institucional për koordinimin e punës në zbatimin e projektit TAP në Shqipëri (VKM nr. 1081 datë 18 dhjetor 2013). Marrëveshja e Qeverisë për projektin TAP e aprovuar me ligjin nr 116/2013 në datën 15 Prill 2013 dhe marrveshje të tjera të lidhura mund të gjenden në faqen e MEI – www.energjia.gov.al. Sipas MEI-t, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian për tranzitin e lirë të gazit, marrëveshja nuk parashikon tarifë për tranzitin e gazit.

Përveç përfitimeve të pritshme makroekonomike dhe përfitimeve nga aksesi në infrastrukturën e gazit, Shqipëria do të përfitojë gjithashtu 7 milion EUR për forcimin e kapaciteteve dhe kompensim për komunitetin përreth rrugëtimit të TAP në Shqipëri.