Sekretariati EITI Shqiptar merr pjesë në Takimin e Nivelit të lartë të OSBE në Vienë, për Implementimin e Dimensionit Ekonomik dhe Mjedisor 2018

Në datat 15,16 Tetor në Vienë, Austri, u organizua nga OSBE Takimi i Nivelit të lartë për implementimin e Dimensionit Ekonomik dhe Mjedisor 2018.

Me ftesë të Misionit të OSBE në këtë takim morri pjesë edhe Drejtori i Sekretariatit Kombëtar EITI, z. Ardit Kamberi, në përbërje të një Delegacioni zyrtar nga Shqipëria me përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë/Asambleja Parlamentare e OSCE, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Në takim i cili u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Z. Thomas Greminger,  morrën pjesë përfaqësues nga të gjitha vendet  anëtare të OSBE, përfaqësues të Qeverive dhe institucioneve qëndrore Europiane, përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, përfaqësues të lartë të Qeverisë Italiane e cila mban Presidencën e radhës të OSBE, përfaqësues të UNECE, Bankës Botërore, Sekretariatit të Komunitetit të  Energjisë, IRENA, përfaqësues të Biznesit të Energjisë etj.

Tematikat kryesore të Takimit dhe diskutimeve u fokusuan në:

Sigurinë Globale dhe Rajonale Energjitike;  Manaxhimi i burimeve energjitike në funksion të tregut, konsumatorëve për të garantuar furnizim me  Energji të qëndrueshme, të përballueshme dhe fisibël;  Sfidat e sektorit Energjitik në erën e Digitalizimit; Mbrojtja e sistemeve dhe rrjeteve kritike energjitike nga katastrofat natyrore, si dhe nga kërcënimet terroriste;  Impakti i Sektorit Energjitik në Mjedis dhe Ndryshimet Klimatike;  Parneriteti Publik-Privat në funksion të një Qeverisje të mirë dhe të Inovacionit;  Promovimi i Energjive të Rinovueshme dhe Efiçiencës së Energjisë për nxitjen e Zhvillimit Ekonomik të Qëndrueshëm.

Nga diskutantët në panele dhe nga përfaqësuesit e shumë vendeve u theksua si kruciale në këtë proçes, rëndësia e Forcimit të oportuniteteve për Dialog dhe kooperim në sektorin e Energjisë për vendet e OSBE, Konektiviteti dhe Tregjet më të hapura, Diversifikimi i burimeve të Energjisë, si dhe Siguria e rrugëve të transportit të energjisë e cila duhet të jetë në fokusin e vendeve anëtare të OSBE.  

Në panalet e diskutimeve u theksuan rëndësia e ndjekjes së vendimeve të marra në Takimet e OSBE në Kiev, Athinë, Madrid dhe Bruksel, si dhe rëndësia e përmbushjes së objektivave të COP për Ndryshimet Klimatike, për të Dyfishuar pjesën globale të RES deri në vitin 2030, si dhe për të dyfishuar implementimin e Efiçiencës së Energjisë deri në vitin 2030.

Duke trajtuar sfidat strategjike të Energjisë si një qëndrim jo individual por multilateral, u theksua se kooperimi në këtë sektor krijon premisa të sigurisë politike, bashkëpunime rajonale për tregje më atraktive, hapjen e vendeve të punës, rritjen në mirëqënie dhe shuarjen e konfliktive rajonale.

Në takimet dhe diskutimet në seancat e eventit, Drejtori i Sekretariatit EITI, z. Kamberi, evidentoi arritjet e Sekretriatit EITI në Shqipëri për promovimin e Transparencës në Sektorin e Industrive Nxjerrëse dhe Energjisë, si një tregues elokuent të një angazhimi të plotë të Qeverisë Shqiptare,  për të garantuar një sektor Energjitik të qëndrueshëm, fisibël për investitorët e huaj, si dhe implementimin e Modeleve  të Reja të Biznesit për një  Treg të lirë, konkurues dhe Transparent.

Shqipëria është një vend e cila e bazon sektorin e Energjisë në burimet e Rinovueshme hidro, një prodhim i cili është miqësor me mjedisin dhe po në këtë kontekst Qeveria Shqiptare po promovon aktualisht edhe implementimin e investimeve në sektorët RES, të energjisë Diellore  dhe energjisë së Erës.

Duke theksuar se një nga komponentët më të rëndësishëm të Dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar lidhet me Transparencën, nga ana e palës shqiptare u vleresua se aktiviteti EITI është një levë efikase për informimin publik, mirëadministrimin e burimeve natyrore, bashkëpunimin ndëristitucional dhe luftën kundër korrupsionit.

Sekretariati Kombëtar EITI Shqipëri dhe Misioni i OSBE aktualisht janë në fazën e materializimit të një platforme konsistente dhe të frytshme bashkëpunimi, në fushat me interes të përbashkët, për Transparencën, pjesëmarrjen publike dhe lokale në proçeset e vendimarrjeve në kontekstin e Qeverisjes së Hapur,  Impaktit të Industrive Nxjerrëse në Mjedis, Luftës kundër informalitetit, në funksion të objektivit të Integrimit Europian të Shqipërisë.