Promovimi i Transparencës EITI në nivel lokal, Bashkia Roskovec

Promovimi i Transparencës në nivel Lokal, tregon angazhimin që Sekretariati Kombëtar EITI ka ndërmarrë për tu bërë pjesë e një strategjie kombëtare, duke përfshirë të gjitha palët e interesuara të sektorit nxjerrës.

Në këtë kuadër në datë 12 Nëntor 2018, përfaqësues të Sekretariatit Kombëtar EITI organizuan një takim me Kryetaren e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, dhe me stafin teknik, me objektivin e rritjes të ndërgjegjësimit qytetar ndaj përfitimeve që Industria nxjerrëse i sjell komunitetit, si dhe shpërndarjen efiçiente të të ardhurave nga renta minerare në këtë komunitet.

Në takimin me Kryetaren e Bashkisë, Koordinatori i Sekretariatit EITI z. Lluka Gjergo trajtoi problematikat e Grumbullimit të të ardhurave nga renta minerare, informimin e komunitetit ndaj këtyre të ardhurave dhe shpërndarjes së tyre, rritjen e impaktit social dhe mjedisor, si dhe publikimi i Përfituesve Realë (BO)në 2020.

Në Bashkinë e Roskovecit aktualisht ushtron aktivitet Bankers Petroleum Albania si kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vënd me rreth 90% të saj.

Për Sekretariatin Kombëtar EITI është me shumë rëndësi që  roli që Strukturat Lokale luajnë në sektorin nxjerrës të përkthehet në një instrument bashkëpunimi ndërinstitucional, me fokus aspektin social  dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.