Programi i Transparences.

PROGRAMI I TRANSPARENCËS

PËR

Sekretariati Nisma Për Transparencë Në Industrinë Nxjerrëse (EITI)

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Sekretariatin Nisma Për Transparencë Në Industrinë Nxjerrëse (EITI). Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.albeiti.org si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AP -së janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AP-së dhe përkatësisht: VKM nr. 540 datë 07.07.2010, Urdhri i Kryeministrit nr. 71 datë 21.07.2011.
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Sekretariati Nisma Për Transparencë Në Industrinë Nxjerrëse (EITI) vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.albeiti.org dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të autoritetit publik;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja. Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË SEKRETARIATIT NISMA PËR TRANSPARENCË NË INDUSTRINË NXJERRËSE (EITI).

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë Baza ligjore Dokumenti/Përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. Neni 7/1/a/d Skema & Struktura e pagave

Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave

Përditësohet pas çdo akt emërimi. Në faqen zyrtare  në menunë “Nisma Eiti > Eiti ne Shqiperi” Sektori i Sherbimeve Mbeshtetese
Akte ndërkombëtare ligje;

akte nën ligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b Ligje

Kodi i Etikes

Raporti i aktiviteteve 2016

Raporti i aktiviteteve 2015

Raporti i aktiviteteve 2014

Pas botimit në fl/ zyrtare.

Pas miratimit nga EITI NderkombetarPas miratimit ne MSG

Në fund te faqes zyrtare në lidhjen Legjislacioni

Ne menune Publikime

Ne menune Publikime

Sektori i Sherbimeve Mbeshtetese
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurate ankimit të vendimit përkatës. Neni 7/1/c/g Formular Kerkese

Formular Ankese

Shpjeguese 

Adresë postare

Adresë e-mail: sekretariati@albeiti.gov.al

Pas miratimit të Programit të transparencës.

Menjëherë në rast ndryshimesh

Në faqen zyrtare në menunë “Kontakti Sektori i Sherbimeve Mbeshtetese
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktete koordinatorit për të drejtën e informimit. Neni7/1/ç Shpjeguese

Adresë postare

Adresë e-mail: rudina.konci@albeiti.gov.al

Pas miratimit të Programit të transparencës.

Menjëherë në rast ndryshimesh

Në faqen zyrtare në menunë“Koordinatori” Sektori i Sherbimeve Mbeshtetese
Përshkrimi procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. Neni 7/1/d Pershkrimi

Rregullorja e Brendshme e Funksionimit dhe Organizimit te Sekretariatit ALBEITI

VKM Nr. 993 datë 09.12.2015

VKM Nr.540 datë 07.07.2010
(shfuqizuar)

E përhershme Në fund te faqes zyrtare në lidhjen Legjislacioni Sektori i Sherbimeve Mbeshtetese
Mekanizmat monitorues;

raporte  auditi;

dokumentet me tregues performance

Neni7/1/dh Raport Auditi 2015

Raport Auditi 2013

Raport Auditi 2011

Raport Auditi PricewaterhouseCoopers

Raporti i Validimit per EITI Shqiptar

Plani i Punes per EITI Shqiptar 2016 – 2019

Plani i Punes per EITI Shqiptar 2016

Plani i Punes per EITI Shqiptar 2015

Plani i Punes per EITI Shqiptar 2014

Plani i Punes ALBEITI per vitin 2011-2013

Menjëherë pas pranimit nga EITI Nderkombetar Ne faqen zyrtare ne menune “Programi i Transparences

Ne Kryefaqen e webit te EITI Shqiptar.

Ne faqen zyrtare ne menune “Publikime

Koordinatoret perkates EITI Shqiptar
Buxheti Neni 7/1/e Buxheti 2017

Buxheti 2016

Buxheti 2015

Buxheti

Raporte

Pas miratimit të ligjit të buxhetit.  Ne faqen zyrtare ne menune “Programi i Transparences Sektori i Sherbimeve Mbeshtetese
Informacion për procedurat e prokurimit. Neni 7/1/ë Regjistri Mennjehere pas dergimit ne APP Ne faqen zyrtare ne menune “Programi i Transparences Sektori i Sherbimeve Mbeshtetese
Shërbimet e autoritetit për publikun. Neni7/1/f EITI Shqiptar nuk ofron Sherbime  –  –  –
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj. Neni 7/1/gj Jane nisur procedurat per :

1. Ligji “PËR TRANSPARENCËN E VEPRIMTARIVE TË INDUSTRIVE NXJERRËSE DHE SHFRYTËZIMIT TË BURIMEVE NATYRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

2. Vendim per “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GRUPIT SHUMË-PALËSH (MSG)”

Projektligji Minerar

Projektligji Hidrokarbur

Pas nenshkrimit te relacionit shoqerues Ne faqen zyrtare ne menune “Programi i Transparences Drejtuesi i SekretariatitKoordinatoret perkates EITI Shqiptar
Mbajtja e dokumentacionit nga AP Neni 7/1/h Procedure per mbajtjen e dokumentacionit E Perhereshme Ne faqen zyrtare ne menune “Programi i Transparences Specialisti Arkiv-Protokollit
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8të këtij ligjit nr.119/2014. Neni 7/1/i Tabele Pas Miratimit te programit te transparences Ne faqen zyrtare ne menune “Regjistri i Kerkesave dhe Pergjigjeve Koordinatori per te drejten e Informimit
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. Neni 7/1/k Legjislacioni  Menjehere pas miratimit Në fund te faqes zyrtare në lidhjen Legjislacioni Koordinatoret perkates EITI Shqiptar
Informacione të tjera  të dobishme Neni 7/1/l Njoftime

Publikime

 Menjehere pas aktivitetit Ne faqen zyrtare ne menune “Njoftime

Ne faqen zyrtare ne menune “Publikime

Koordinatoret perkates EITI Shqiptar

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit [www.albeiti.org] dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

Back to Top
Descargar musica