Proçesi i Validimit të dytë Ndërkombëtar të aktivitetit EITI në Shqipëri

Në kuadrin  e proçesit të Validimit të dytë Ndërkombëtar të aktivitetit EITI në Shqipëri, në datën 18 Mars 2019 ambjentet e Sekretariatit Kombëtar EITI u realizua Takimi me përfaqësuesit e Misionit të Validimit,  z. Alex Gordy –  Drejtor i Validimit dhe z. Hugo Paret – Oficer dhe Ekspert Teknik në Sekretariatin Ndërkombëtar EITI në Oslo.

Gjatë Takimit me përfaqësuesit e Misionit të Validimit Ndërkombëtar  u diskutuan në mënyrë të detajuar tematikat që fokusohen në:  

Angazhimin konkret dhe progresin e realizuar nga  MSG-EITI  në  përgjigje të Corrective Actions të proçesit të Validimit të përfunduar në vitin 2017 (ku Shqipëria u klasifikua me Progres  Domethënës në aktivitetin EITI); Përfshirja  aktive dhe substanciale e Shoqërise Civile  si pjesë e MSG – EITI,  si dhe në aktivitetet në funksion të promovimit dhe monitorimit të Transparencës;   Transparenca e publikimit zyrtar të proçedurave të Liçensave, Kontratave dhe Marrëveshjeve në sektorët e Minierave, Hidrokarbureve dhe Elektro-Energjisë;  Transparenca e Politikave aktuale dhe angazhimi i Qeverisë në mirëadministrimin e burimeve natyrore dhe Industrinë Nxjerrëse; Publikimi i të dhënave financiare, kontratave dhe Transaksioneve të realizuara  nga ana e shoqërisë Albpetrol sha; Niveli i saktësimit dhe përdorimit të të dhënave të  paraqitura nga Administratori i Pavarur në Raportet zyrtar vjetor EITI;   Implementimi i përmirësimeve në Kuadrin Ligjor që kanë të bëjnë me Transparencën në Industrinë Nxjerrëse dhe Publikimin e Pronarëve Realë (BO);  Shpërndarja e të ardhurave nga Renta nga ana e njësive të Qeverisjes Vendore dhe shpenzimet me karakter Social; Impakti i aktivitetit EITI në buxhetin e shtetit,  komunitetet lokale dhe në Mjedis.

Misioni i Validimit realizoi në ambjentet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë edhe takime me Kryetarin e MSG dhe anëtarë të MSG, si dhe në këtë kontekst,  do të realizojë në Tiranë takime edhe  me përfaqësues të Institucioneve qëndrore, përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile,  përfaqësues të Pushtetit Lokal; Shoqatën  e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, AKBN, Albpetro sha, përfaqësues të Donatorëve dhe Partnerëve Ndërkombëtare,  si dhe përfaqësues të Ambasadave të huaja të akredituara në Shqipëri.