Plani i Veprimit të Shoqërisë Civile, 2019-2020

Shoqëria civile në EITI ka qenë gjithmonë shumë aktive dhe produktive. Kjo mund të vërtetohet përmes pjesëmarrjes në mbledhjet e MSG-së, kontributin e dhënë në të gjitha çështjet e lidhura dhe komentet në raporte, në çështjet ligjore etj. (procesverbalet e minutave të mbledhjeve janë provë).

Përgjatë rrugës disa nga anëtarët kanë dhënë dorëheqjen për shkak të arsyeve personale ose profesionale. Ndërkohë Koalicioni AlbNet-EITI është themeluar që në janar 2016.

Procesi EITI-t është i vështirë dhe i ndjeshëm, ndaj jo të gjithë mund të marrin pjesë ose të jenë të interesuar për këtë iniciativë.

Për të përmbushur detyrimet për veprimet  korrigjues nga raporti i Validimit, Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike, SECO, pranë Ambasadës Zvicerane në Tiranë,  shfaqi interesin të ndihmonte në ngritjen e kapaciteteve të Koalicionit të OJF-ve.

Qëllimi specific i objektivit dhe i planit të veprimit është forcimi dhe rritja e kapaciteteve të AlbNet-EITI si një koalicion efektiv i gjerë që mbulon të gjithë territorin e vendit dhe siguron pjesëmarrje aktive në procesin e EITI-t të përfaqësuesve të OJF-ve nga zonat ku shfrytëzohen burimet natyrore dhe ngritjen e problematikave të tyre në Grupin Ndërinstitucional- MSG.

Rezultatet e pritshme janë:

  • Zgjerimi i rrjetit të koalicionit në zonat ku shftytëzohen burimet natyrore me aktorë që duan të punojnë në fushën e transparencës së industrisë nxjerrëse.
  • Njohja sa më e madhe e Koalicionit në të gjithë vendin si pika qendrore për organizatat e shoqërisë civile në lidhje me të gjitha informacionet në fushën e shfrytëzimit të burimeve natyrore.
  • Kontribut më efektiv të anëtarëve të Rrjetit në procesin e EITI-t.
  • Anëtarë të rinj si përfaqësues të OJF-ve në MSG trajnohen dhe zgjidhen.

Përshkrimi i aktiviteteve dhe rezultatet

Përmes një qasjeje në faza, rezultatet do të arrihen përmes aktiviteteve në vijim:

  • Vlerësimi i njohurive dhe të kuptuarit të EITI-t, përfitimeve dhe detyrimeve e OJF-ve, aktorëve të tjerë dhe popullsia. Në vazhdim

o Informacioni i mbledhur do të analizohet dhe gjetjet do të përdoren për të hartuar strategjinë e promovimit të AlbNet-EITI-t dhe EITI-t sipas çështjeve përkatëse, qasjen ndaj shoqërisë civile dhe rritjen e interesit.

o Do të analizohet edhe mbulimi nga media; media e interesuar për industrinë nxjerrëse, mënyrën se si e perceptojnë këtë sektor, vështirësitë e hasura për të marrë informacion në këtë fushë dhe bashkëpunimin me ta si koalicion.

  • Identifikimi i kandidatëve të mundshëm si anëtarë të MSG-së dhe zgjedhjet. Kryer

o Do të trajnohen personat e identifikuar nga vetë organizatat si kandidatë të mundshëm për grupin e shoqërisë civile në MSG.

o Trajnimi do t’i përgatisë kandidatët për çështjet me të cilat do të përballen dhe do të punojnë në të ardhmen si anëtarë të MSG: Zgjedhjet.

  • OJF-të që kanë fusha të ngjashme të veprimit ose që janë të interesuara për pjesmarrjen në EITI do të identifikohen dhe njoftohen për pjesëmarrje në sesionet e informacionit. Tryeza të rrumbullakëta do të organizohen në nivel lokal.

o Raundet e takimeve do të shërbejnë kryesisht për të shpjeguar rolin e Koalicionit të OJF-ve në procesin EITI-t dhe rëndësinë e transparencës së industrisë së burimeve natyrore.

  • Për të përfunduar të gjitha aktivitetet dhe për të bërë publik koalicionin në fund të projektit, do të organizohet tryeza e rrumbullakët në Tiranë.
  • Projekti do të mbështesë ngritjen e një faqe interneti për Koalicionin.

Nëpërmjet faqes së AlbNet-EITI do të paraqitet çdo çështje lidhur me përfshirjen e organizatave të SHC në procesin EITI. Njoftim për aplikim për anëtarësim, kontribut në mbledhjet e MSG (procesverbale) trajnime, tryeza të rrumbullakëta, mbulim mediatik, dokumentacion ligjor etj. Ftesat në ngjarje të ndryshme të organizuara nga Koalicioni ose Sekretariati, procesi zgjedhor, etj.

Rezultatet e pritshme nga Plani i Veprimit

– Koalicioni AlbNet-EITI forcohet dhe zgjerohet me anëtarë dhe organizata të reja nga fushat ku shftytezohen burimet natyrore.

– MSG do të ketë më shumë anëtarë nga OJF-të lokale që do të ndihmojnë në transparencën dhe ngritjen e zërit dhe problemeve me të cilat komunitetet po përballen në zonat e shftytëzuara.

– Raporti i EITI si mjet i transparencës njihet në nivel kombëtar

– OJF-të dhe komuniteti lokal janë të informuar për përfitimet e rentës që vijnë nga aktivitetet nxjerrëse dhe kanë një zë në përcaktimin e prioriteteve për projektet sociale të realizuara nga pushteti lokal.