Për një Platformë Bashkëpunimi ndërmjet Sekretariatit Kombëtar EITI dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Prezenca në Shqipëri (OSBE)

Në datën 26 Qershor 2018 në ambientet e Sekretariatit Kombëtar EITI, u organizua një takim me  përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Prezenca në Shqipëri (OSBE), për të diskutuar lidhur me  krijimin e një Platforme konkrete bashkëpunimi ndërmjet dy Institucioneve.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)ka mbështetur aktivitetin  EITI në Shqipëri edhe në vitet 2013-2014,  në funksion të Promovimit të Transparencës,  me focus në  përfitimet për komunitetet vendore në Shqipëri,  si dhe komunikimet me pushtetet lokale  në zonat ku kryhet aktivitet i industrisë nxjerrëse.

Sekretariati Kombëtar EITI ka artikuluar zyrtarisht  prioritetet për vitin 2018, ku përfshihen përgatitja e Raportit zyrtar vjetor EITI dhe implementimi i Rekomandimeve nga proçesi i Validimit;  Raportimi për Përfituesit / Pronarët Realë; Projekti Commodity Trading, Përmirësimet e kuadrit Ligjor për Transparencën në Industrinë Nxjerrëse, Monitorimi i Impaktit Mjedisor dhe Social i Industrisë Nxjerrëse;  Bashkëpunimi me organet e Pushtetit Vendor; si dhe rritja e rolit të Shoqërisë Civile në trinomin e bashkëpunimit të grupeve të interesit.

Në kontekstin e këtyre prioriteteve  Sekretariati EITI vlerëson frymën e bashkëpunimit me Partnerët ndërkombëtarë,  si një faktor shumë të rëndësishëm për sinergjinë dhe  maksimizimin e  rezultateve të aktivitetit të Sekretariatit.

Sekretariati EITI Shqipëri në kuadrin e partneriteteve bilaterale të inicuar nga EITI Ndërkombëtar, ka iniciuar bashkëpunimin dhe ofrimin e asistencës dhe ekspertizës  për EITI e Gjermanisë (D-EITI), në proçesin e marrjes nga D-EITI të statusit të vendit anëtar të EITI Ndërkombëtar.  

Në takimin me përfaqësuesit e OSBE u diskutua mbi formatin konkret të bashkëpunimit institucional të fokusuar kryesisht në:

Monitorimit e të ardhurave nga  Renta minerare për zhvillimin social dhe ekonomik në komunitet me industri  nxjerrëse;  Rritjen e kontrollit dhe sigurisë në punë dhe në jetën e punonjësve;  Zbatimi i legjislacionit të punës në bizneset e industrisë nxjerrëse, punësimi konform standarteve dhe eliminimi i punës së zezë dhe shfrytëzimit të fëmijëve  në sektorin jo formal,  si dhe Impakti i Industrisë Nxjerrëse në Mjedis.

Në frymën e një diskutimi shumë konstruktiv, në takimin ndërmjet përfaqësueve të Sekretariatit Kombëtar EITI dhe OSBE-së  u artikulua angazhimi për hartimin e një Platforme zyrtare bashkëpunimi, në funksion të promovimit të Transparencës dhe mirëadministrimit të Burimeve natyrore në Shqipëri.