NJOFTIM I PËRGJITHSHËM PËR PROKURIME

SHQIPËRI

Mbështetje për Projektin e zbatimit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse

NJOFTIM I PËRGJITHSHËM PËR PROKURIME

TF Nr.TF0A6493

Numri Identifikues i Projektit: P158380

Qeveria e Shqipërisë ka marrë financim në shumën US$ 600,000 nga Banka Botërore për llogari të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse dhe synon të përdorë një pjesë të financimit për mallra, punë, shërbime jo-konsulente dhe shërbime konsulente, që do të prokurohen nga ky Projekt. Projekti financohet bashkarisht nga Australia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Bashkimi Europian i përfaqësuar nga Komisioni Europian, Finlanda, Franca, Gjermania, Japonia, Hollanda, Norvegjia, Spanja, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky Projekt përbëhet nga komponentët e mëposhtëm:

Komponenti A: Mbështetje në zbatim për EITI, që përfshin shërbime konsulence për përzgjedhjen e: (i) Një Administratori të Pavarur për përgatitjen e raportit EITI për vitet 2017 dhe 2018, që mbulon të gjithë veprimtarinë e industrisë nxjerrëse përgjatë viteve kalendarike 2017 dhe 2018; përfshirë edhe asistencën ndaj agjencive qeveritare për zbatimin e rekomandimeve të raporteve EITI.

Komponenti B: Aktivitetet për ndërtimin e kapaciteteve, që përfshijnë dhënien e asistencës teknike dhe trainimit për EITI dhe menaxhimin e burimeve natyrore nëpërmjet: (i) Kryerjes së trainimeve të përshtatura për të gjithë aktorët në lidhje me qeverisjen e duhur dhe transparencën në Industritë Nxjerrëse, MSG, Sekretariatit EITI, Shoqëria Civile, kompanitë nxjerrëse; dhe (ii) Trainime të përshtatura për agjencitë shtetërore dhe kompanitë për të adresuar nevojat e tyre në kërkesat e raportimit EITI; (iii) Pjesëmarrjen e palëve të interesit në forume ndërkombëtare të përqëndruara publikimin e Pronarëve Përfitues (BO) dhe menaxhimin e burimeve natyrore.

Komponenti C: Komunikimi dhe Informimi, që përfshin (i) Sigurimin e mbështetjes për fushatat mediatike të informimit, aktivitetet e medias sociale dhe Internetit, eventet për rritjen e ndërgjegjësimit, publikimin dhe shpërndarjen e informacionit për publikun; (ii) Përzgjedhjen mbi baza kontraktuale të një Ambasadori të EITI për marrëdhëniet me publikun për vitin 2019.

Komponenti D: Menaxhimi i Projektit, që përfshin (i) Përzgjedhjen mbi baza kontraktuale të një specialisti finance; (ii) Përzgjedhjen mbi baza kontraktuale të një specialisti për prokurimet; dhe (iii) Financimin e shpenzimeve operative.

Komponenti E: Proçedurat për mbledhjen e të dhënave dhe Identifikimi i ndikimeve të industrive nxjerrëse në Përmbajtjen Lokale, që përfshin (i) Shërbimet e konsulencës për përmirësimin e aksesit në të dhënat EITI të besueshme, të qarta dhe të disponueshme në kohën e duhur dhe për projektimin e Portalit Open Data për të dhënat EITI; (ii) Shërbimet e konsulencës për ndikimin në mjedis të Industrive Nxjerrëse; (iii) Shërbimet e konsulencës për ndikimin social të Industrive Nxjerrëse në përmbajtjen lokale, punësimin.

Komponenti F: Zbatimi i Pronësisë Përfituese (BO), që përfshin (i) Shërbimet e konsulencës për përmirësimin e informacionit, sensibilizimin dhe aktivitetet e konsultimit me të gjithë aktorët MSG, kompanitë nxjerrëse, Shoqëria Civile për zbatimin e Pronësisë Përfituese dhe ndryshimet në kuadrin ligjor të Transparencës së Industrive Nxjerrëse, dhe krijimin e një Rregjistri publik të Pronarëve Përfitues.

Prokurimi i kontratave të financuara nga Banka Botërore do të kryhet nëpërmjet proçedurave të specifikuara në Rregulloren e Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit e Financimeve për Projekte Investimesh (botimi Korrik 2016, rishikuar në Nëntor 2017) (Rregullorja e Prokurimit), dhe është i hapur për të gjithë firmat dhe individët e përshtatshëm sikurse përcaktohet në Rregulloren e Prokurimit. Pas negocimit të projektit, Banka Botërore do të publikojë në faqen e saj të internetit planin fillestar të miratuar të prokurimeve dhe të gjithë përditësimet vijuese, për të cilat Banka Botërore do të japë miratimin e saj.

Njoftimet e Veçanta të Prokurimit për kontratat që i nënshtrohen konkurimit të hapur ndërkombëtar do të shpallen në UN Development Business online, në faqen e internetit të Bankës Botërore dhe në faqen e internetit të EITI Shqipëri (www.albeiti.org) dhe në gazetat lokale me qarkullim të gjerë në vendin e Huamarrësit (Shqipëri).

Parakualifikimi/Përzgjedhja Fillestare e furnizuesve dhe kontraktorëve do të bëhet për kontratat e mëposhtme – Nuk aplikohet.

Firma dhe individë të përshtatshëm, të interesuar për të marrë pjesë në proçedurat e mallrave, punëve, shërbimeve jo-konsulente dhe shërbimeve konsulente për Projektin e lartpërmendur, ose ata që kanë nevojë për informacion shtesë, duhet të kontaktojnë Huamarrësin në adresën e mëposhtme:

Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)

Në vëmendje: Z. Ardit Kamberi, Drejtues i Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)

Adresa: Blv. “Zhan D’Ark”, Ish godina ME, Kati IV, Tiranë, Shqipëri

Tel: +355 4 2264645,

E-mail: ardit.kamberi8@gmail.com; sekretariati@albeiti.gov.al

Web: www.albeiti.org