Mbledhja e radhës e MSG-së në ambjentet e Antea Cement në Borizanë të Krujës

Rritja e bashkëpunimit mes kompanive operuese në vend dhe Sekretariatit EITI bëri të mundur organizimin e një tjetër aktiviteti të rëndësishëm në dobi të transparencës në industrinë nxjerrëse.
Më 21 Mars 2017, Sekretariati Shqiptar EITI në bashkëpunim me Antea Cement Sh.A. organizuan mbledhjen e radhës të MSG-së në ambjentet e Antea Cement në Borizanë të Krujës.
Ky takim nisi me fjalën përshëndetëse të Drejtorit Teknik të kompanisë z. Goce Cvetkoski, i cili falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre. Ai ndau me pjesëmarrësit edhe disa nga arritjet e Anteas ndër vite si dhe i njohu ata me raportin e Integruar të Përgjegjësisë Sociale dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, që Antea Cement publikon çdo vit, për palët e interesit në kuadër të politikave transparente. Ai gjithashtu tha: “Ne jemi zotuar dhe synojmë sigurimin e produkteve të cilësisë së lartë për klientët tanë, duke krijuar kushte të kënaqshme të punës dhe standarde te larta për të punësuarit tanë, duke ofruar mundësi reale për zhvillim, respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbi të gjitha duke siguruar sigurinë maksimale në punë. Ne jemi të angazhuar për të respektuar dhe për te mbrojtur mjedisin, duke përdorur teknikat më të mira të disponueshme, si dhe për të zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin, duke përdorur praktikat anti-korrupsion në të gjitha transaksionet e biznesit tonë”
Më pas takimi vijoji me prezantimin e rregullores dhe performancës së Antea Cement mbi shëndetin dhe sigurinë në punë nga Z. Fatmir Koco, Drejtor i Shëndetit dhe Sigurisë. Siguria dhe shëndeti në punë janë masat parandaluese të marra që kanë si synim përmirësimin e kushteve gjatë proçesit të punës, ruajtjen e jetës dhe integritetin e shëndetit të punëmarrësve që përfshihen në proçesin e prodhimit.
Antea Cement është gjithashtu e përkushtuar për të mbrojtur mjedisin, çështje që u trajtua në prezantimin e Znj. Stela Pepa, Drejtoresh e Përgjegjësisë Sociale dhe Mjedisore. Në kuadër të politikave që Antea Cement zbaton për çështjet sociale dhe ato mjedisore, së fundmi është kryer edhe nje studim nga ekspertët mbi vlerësimin e ndikimit socialë dhe mjedisorë që Antea Cement ka pasur gjatë 5 viteve të para të operimit të saj. Ky studim është kryer në mënyrë që Drejtuesit e Antea Cement të kenë një pamje më të qartë të perceptimit që zonat përreth dhe jo vetëm, kanë për operimin e Anteas si dhe në kuadër të politikave për përmirësim të vazhdueshëm. Në vijim të gjetjeve bordi Drejtues i Antea Cement ka hartuar edhe një program për vitet 2015 -2020 mbi projektet që do të ndërmarrë kompania në kuadër të 4 shtyllave të përgjegjësisë sociale të korporatës që janë, shendeti dhe siguria në punë, mbrojtja e mjedsit, transparenca dhe komunikimi i vazhdueshëm me grupet e interesit si dhe promovimin e përgjegjësisë sociale të korporatës. Sontazhi u mbajt në zonat e Thumanës, Borizanës, Mamurrasit, Shpërdhet, Picrraga dhe Brret.
Gjithashtu, Antea Cement është fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është akredituar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë si kompania me praktikat më të mira në rehabilitimin e guroreve.
Pjesëmarrësit u shoqëruan për në Dhomën e Kontrollit Qëndror dhe Laboratorin nga Z. Behar Disha, Drejtori i Prodhimit, për të parë së afërmi proçesin e prodhimit. Më tej, vizita vazhdoi në karrierat e çimentos për të parë konkretisht shfrytëzimin e minierës dhe rehabilitimin e mjedisit. Aty u vu re edhe progresi i rehabilimit ndër vite. Praktikat e shfrytëzimit ishin ato të shfrytëzimi me shkallë dhe rehabilitimet kryheshin paralelisht me operacionet e shfrytëzimit në mënyrë progresive. Antea Cement ka rehabilituar një siperfaqe prej më shumë se 54000 m2 me një total pemësh të mbjella që i kalon 6600 pemë.
Ky aktivitet ishte një përvojë e mirë organizimi dhe Sekretariati EITI falenderon Antea Cement për përkushtimin në mirëadministrimin e minierës në zonën e Krujës dhe në veçanti falenderon z. Dritan Dervishaj, Drejtor Teknik i Karrierave pranë Antea Cement dhe si një ndër antarët më aktiv të Bordit Shqiptar EITI, i cili u angazhua në organizimin e këtij aktiviteti në dobi të transparencës.

1
2
3