Mbledhje e Grupit Ndërinstitucional të Punës EITI (MSG)

Në 28 Mars 2018, Grupi Ndërinstitucional i Punës EITI (MSG) dhe Sekretariati Kombëtar EITI, organizuan takimin e radhës të punës në ambjentet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Mbledhja e MSG   kishte në rend dite  Shqyrtimin dhe diskutimin e Planit të Punës EITI 2018- 2019; Planin e veprimit lidhur me  Veprimet Korrigjuese (Corrective Actions) të Përcaktuara nga Bordi Ndërkombëtar EITI në lidhje me proçesin e Validimit në Shqipëri;   Azhornimin lidhur me proçedurat dhe statusin e Projektit Pilot mbi “Commodity Trading ” të inicuar nga Sekretariati Ndërkombëtar EITI me qëndër në Oslo, si dhe Diskutimin për fillimin e praktikave për Raportin EITI 2017.

Drejtori i Sekretariatit Kombëtar EITI z. Kamberi, fillimisht bëri një prezantim sintetik të aktiviteteve të Sekretariatit Kombëtar për periudhën 3 mujore të vitit 2018.

Në takim u ritheksua vlerësimi shumë pozitiv që Shqipëria siguroi në proçesin e Validimit Ndërkombëtar, duke u cilësuar me Progres Domethënës në implementimin e proçesit dhe standartit EITI, në promovimin e Transparencës dhe Mirëadministrimit të burimeve natyrore.

Në Progres Raportin EITI Ndërkombëtar 2018, Shqipëria hyn në ato tre vende të cilat kanë bërë progres real, lidhur me informacionin e publikuar mbi proçesin që ndiqet nga qeveria Shqiptare,  për përcaktimin e blerësve të naftës së prodhuar nga pjesa me kapital shtetëror, si dhe të ardhurat që burojnë nga këto shitje.

Në proçesin e përgatitjes së Planit të Punës, në konformitet me Axhendën Kombëtare për Qeverisjen e Burimeve Natyrore,  qëndra e aktiviteteve  EITI do të jetë Prodhimi dhe publikimi i Raportit zyrtar  EITI, duke marrë në konsideratë edhe Rekomandimet e Raportit 2016.

Në konceptimin e Planit të Punës përfshihen edhe prioritet si:  Fokusi mbi të ardhurat e Pushtetit Lokal nga renta minerare, për maksimizimin e impaktit në komunitetet lokale; Forcimi i bashkëpunimit me Pushtetin Vendor për ngritjen e kapaciteteve për procesin EITI;  Përmirësimi i kuadrit Ligjor për Transparencën, duke inkluduar komponentin e BO (Regjistrin Publik për BO në 2020);   Trajtimi i Commodity Trading për raportimin e transaksioneve nga shitja e naftës dhe nënprodukteve të saj;  Impakti i Industrive Nxjerrëse në Mjedis; Të dhëna të hapura dhe krijimi i një data base duke kaluar nga faza e parë e Informimit në Fazën e Dytë të Përdorimit të të dhënave;  Ngritja e Kapaciteteve të grupeve të interesit dhe informimi publik për avantazhet e implementimit EITI; Mbështetja për Shoqërinë Civile; Krijimi i Kadastrës minerare etj.

Grupi Ndërinstitucional i Punës EITI (MSG), kryesuar nga Zv. Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë z. Aliko,  diskutoi dhe shqyrtoi në mënyrë të detajuar  aktivitetet e Planit të Punës EITI 2018- 2019 dhe vendosi që pas përditësimit me komentet e bëra nga secili anëtarë i MSG, Versioni Final i Planit të Punës i miratuar,  të publikohet në faqen zyrtare të Sekretariatit Kombëtar EITI.

Në vijim të Takimit, u dhanë sygjerime dhe propozime në lidhje me Veprimet Korrigjuese (Corrective Actions) të dala nga proçesi i Validimit,  të cilat duhet të adresohen  brenda datës 13. 05. 2018 dhe ku MSG dhe veçanërisht Antarët e Shoqërisë Civile,  do të përgatisin dhe prezantojnë  një Plan Veprimi konkret,  për korrigjimin dhe optimizimin e çështjeve dhe problematikave të formuluara  nga Bordi Ndërkombëtar EITI, në matricën e Corrective Actions, që kanë të bëjnë kryesisht me angazhimin e Shoqerisë Civile në këtë proçes.

Po në kuadër të adresimit të Corrective Actions, në takim u diskutua edhe mbi angazhimin lidhur me problematika që kanë të bëjnë me: Shpenzimet për impaktin social(impact social), Shpërndarjen e të ardhurave lokale nga renta minerare dhe detyrimet që burojnë  nga marreveshjet dhe kontratat, Cilësinë e të dhënave në proçesin e raportimit, përmirësimi i kuadrit ligjor lidhur me transparencën në industrinë nxjerrëse etj.

Një vëmendje e veçantë në këtë mbledhje, iu kushtua ecurisë së fazave të iplementimit të Projektit Pilot mbi Transparencën në Tregëtimin e Lëndëve të Para (Commodity Trading), të organizuar nga Sekretariati Ndërkombëtar EITI.

Në kuadër të Projektit për Commodity Trading,  përfaqësuesit e Albpetrol në këtë takim,  garantuan angazhimin e tyre maksimal, për mbështetjen dhe kontributin e tyre,  që në bashkëpunim me Konsulentin e përzgjedhur,  të mundësojnë finalizimin e Projektit pilot brënda termave kohore të planifikuara nga Sekretariati Ndërkombëtar EITI. ​