Kosova interesohet per Nismen EITI

Kosova interesohet per Nismen EITIInteresimi i vëndeve të ndryshme në Europe dhe në botë për të njohur Nismën për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI) po behet gjithmone dhe me i madhë. Njoftimet nga Sekretariati Nderkombetar EITI për paraqitjen e kërkesave për tu bërë vëndë anetarë në këtë nismë po shtohen pas Konferencës së 6-të Globale EITI të mbajtur në maj 2013,Sidnej, përfshirë vënde të fuqishme si U.K, Franca etj.

Ndër vëndet e rajonit të Ballkanit është shtuar interesimi i Shtetit të Kosovës për të zbatuar nismën EITI. Për këtë qëllim një grup pune i Qeverisë së Kosovës dhe Sekretariatit ALBEITI më 23-24 Tetor 2013 në Tirane kane diskutuar dhe trajtuar eksperiencën shqiptare si një mundësi për të cuar interesimin dhe punën përpara në cështjen EITI edhe në Kosovë.

Delegacioni i Kosovës, u përfaqësua nga z. Genc Hajdini, Këshilltar Politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, z.Besim Veselaj, Udhëheqës ne Divizionin e Strategjive Sektoriale, z. Gazmend Ahmeti, Këshilltar i Ministrit si dhe z. Kemajl Zeqiri, zyrtar në po të njëjtin division.

Delegacion u mirëprit nga Drejtuesi i Sekretariatiti ALBEITI, z.Shkelqim Hysaj, z.Agim Shehu, Koordinator Ekonomik si dhe nga disa anetare te Grupit te Punes ( MSG ) perfaqesues te Ministrise Energjise dhe Industrise ( MEI ) dhe te Shoqërise Civile , të cilët dhanë eksperiencën e tyre në cështjen ALBEITI.

Në takim u trajtuan dhe u dhanë njohurite bazë për parimet dhe kriteret kryesore të EITI si një standart global që promovon transparencën e të ardhurave të krijuara dhe të paguara për shtetin nga industria nxjerrese, mirëqeverisjen dhe llogaridhënien në këtë sektor. Po ashtu u diskutuan procedura dhe kerkesat në drejtim të punës për anëtaresimin në EITI të vëndeve të reja.

Eksperienca shqiptare evidenton sfida dhe problematika të ndryshme të dala përpara deri në muajin Maj të këtij viti, kur Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në këtë Nismë Ndërkombëtare. Ekipi i Sekretariatit ALBEITI shfaqi gatishmërinë për të ndihmuar dhe mbështetur për këtë cështje grupin e punës së Qeverisë së Kosovës në cdo kohë. Në këtë mënyrë ky takim i parë mes dy palëve, hapi siparin e mbështetjes së palës shqiptare për ecurinë e shtetit të Kosovës drejt Nismes EITI