Kiev,Ukrainë-Event për Iniciativën EITI, organizuar nga Banka Botërore dhe Sekretariati Ndërkombëtar EITI

Banka Botërore (World Bank Extractives Global Practice) dhe Sekretariati Ndërkombëtar EITI me qëndër në Oslo, organizuan në Kiev,Ukrainë në datat 3-5 Korrik 2018, një event me fokus aktivitetin e Sekretariateve Kombëtare EITI, si dhe rritjen e rolit  të Shoqërisë Civile në proçesin EITI dhe angazhimin në MSG.

Me ftesë të organizatorëve të eventit Sekretariati Kombëtar EITI Shqipëri u përfaqësua nga Drejtori i Sekretariatit z. Ardit Kamberi.

Në sesionet e Workshop-it u diskutuan tematika që lidhen me: Proçesin e perfeksionimit të niveleve të raportimeve zyrtare EITI, specifikisht me Transparencën e Kontratave dhe Konçesioneve, Rregjistrat e Liçensave, Të dhënat mbi të Ardhurat dhe Përfitimet Lokale nga aktivitetet e Industrisë Nxjerrëse;   BO – Raportimi i Pronarëve Reale;  Raportimi i aktivitetit  SOE  (Transaksioneve të Ndërmarrjeve me kapital shtetëror);Problemet gjinore në Industrinë Nxjerrëse,  si dhe raportet me Median dhe Botën Akademike në raportin me  Transparencën në administrimin e Burimeve Natyrore.

Tematika të rëndësishme në fokus të diskutimeve gjatë sesioneve ishin Rritja e rolit të Shoqërisë Civile  në proçesin EITI, Rritja e Kapaciteteve të SHC për t’u involvuar në formë sa më kualitative në proçesin e Transparencës, Sigurimi i hapsirës ligjore për pjesëmarrjen aktive të SHC dhe medias,  në monitorimin  e administrimit të burimeve natyrore në vend,  Strategjitë për forcimin e SHC me kapacitetet teknikë,  për të mundësuar dhënien e  kontributeve  reale në proçesin e raportimeve dhe rekomandimeve në sektorin e Industrisë Nxjerrëse.

Drejtori i Sekretariatit Kombëtar z. Kamberi në sesionin e dytë të eventit bëri një prezantim të detajuar të aktivitetit EITI në Shqipëri, duke vënë fokusin në arritjet dhe sfidat e proçesit të Transparencës, në rezultatet e vlerësimeve pozitive të progresit të EITI në Shqipëri, prioritetet e reja të Sekretariatit ku inkludohen: Përmirësimet ligjore në fushën e  Transparencës në Industrinë Nxjerrëse, Commodity Trading; Proçesi i raportimit të Pronarëve Realë;  Raportimi mbi përfitimet e komuniteteve dhe pushteteve lokale nga industria nxjerrëse; Vlerësime mbi Impaktet mjedisore dhe sociale të industrisë nxjerrëse.

Në takimet bilaterale të zhvilluara në Kiev me Drejtoreshën e Sekretariatit Kombëtar EITI Ukrainë zj. Dina Narezhneva, u diskutua në formë shumë konstruktive mbi forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy Sekretariateve, i cili konsiton kryesisht në: Shkëmbimin e ekperiencave të Sekretariateve Kombëtare EITI të dy vendeve, në  problematika që lidhen me: Kuadrin ligjor të përmirësuar në funksion të Transparencës në Industrinë Nxjerrëse, Proçesin e raportimit të Pronarëve Realë (BO) në Industrinë Nxjerrëse, Formatet e azhornuara elektronike të sistemeve të raportimit të  lejeve, marrëveshjeve  dhe koncesioneve sektoriale;  Rritjen  e kapaciteteve të stafeve të Sekretariateve për objektivat e reja të vendosura nga EITI Ndërkombëtar; Format e trainimeve online për stafet e Sekretariateve dhe anëtarët e MSG;   Projektet D2D (Disclosure to Development) – si mund të përdoren të dhënat për nevojat e Zhvillimit etj.   

Z. Kamberi zhvilloi takim edhe me Anëtarin e Bordit Ndërkombëtar EITI, si dhe anëtar i MSG Ukrainë, z. Oleksiy Orlovsky, me të cilin u diskutua në formë të detajuar mbi Rritjen e rolit dhe të angazhimit të Shoqërisë Civile në proçesin EITI, në kuadrin edhe të implementimit dhe Planit të përpunuar për Veprimet Korrigjuese, të dala si konkluzion nga proçesi i Validimit Ndërkombëtar për Shqipërinë.  

Në takimet me përfaqësues të Bankës Botërore z. Kamberi theksoi vlerësimin për bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm me BB në financimin për aktivitetin e Sekretariatit EITI në Shqipëri, si dhe shprehu besimin e përfundimit brënda afateve optimale të proçesit të miratimit zyrtar të fondeve nga BB për mbështetjen e aktivitetit EITI për vitin 2018.

Në eventin ndërkombëtar të Kievit u ritheksua nevoja e koordinimeve të veprimeve për të rritur sinergjinë e proçesit të Transparencës, bazuar në rekomandimet dhe vlerësimet e azhornuara të Sekretariatit Ndërkombëtar në Oslo, si dhe ndërtimi i strategjive për të rritur rolin dhe angazhimin e Shoqërisë Civile,  me fokus kryesor  monitorimin dhe korelimin ndërmjet Burimeve Natyrore dhe Eficiencës që ofron shfrytëzimi i këtyre burimeve nga industritë nxjerrëse në vendet implementuese EITI.