KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI- SHËRBIME KONSULENTE PËR NDIKIMIN SOCIAL TË INDUSTRISË NXJERRËSE NË KONTEKSTIN LOKAL DHE PUNËSIMI

Republika e Shqipërisë

Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse

Granti Nr.: TF0A6493

Titulli i paketës:  Shërbime konsulente për Ndikimin Social të Industrisë Nxjerrëse në kontekstin lokal dhe punësimi

Nr. i Referencës:  ALBEITI/CS/CQ/E.3

Kjo Kërkesë për Shprehje Interesi publikohet pas Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i publikuar në Development Business online No. WB3513-03/19, të datës 15 Mars 2019.

Republika e Shqipërisë ka marrë financim nga Banka Botërore për llogari të Sekretariatit Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri) dhe synon të përdorë një pjesë të financimit për shërbime Konsulence.

Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) përfshijnë studimin e mundësive të rritjes së impaktit social dhe ekonomik të industrisë nxjerrëse në komunitetet që jetojnë në zona të pasura me burime natyrore, rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit kundrejt menaxhimit të burimeve nxjerrëse dhe marrjen e masave për krijimin e kapaciteteve, edukimin profesional dhe përçimin e aftësive teknike dhe drejtuese, si dhe vendosjen e prioriteteve për të përmirësuar qeverisjen e burimeve natyrore në kontekstin e impaktit social. Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë afërsisht 90 ditë kalendarike nga nënshkrimi i Kontratës.

Termat e detajuara të Referencës (TOR) për këtë Shërbim mund të gjenden në faqen e internetit: www.albeiti.org (homepage).

Sekretariati EITI Shqipëri fton firma konsulente të përshtatshme (“Konsulentë”) të shprehin interesin e tyre në ofrimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të japin informacion që paraqet kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e përshtatshme për të kryer Shërbimet (në gjuhën angleze).

Kriteret e e vlerësimit janë:

(i)    Kualifikimet e përgjithshme dhe eksperienca e Konsulentit, përfshirë llojin e aktivitetit që ushtron dhe prej sa vitesh operon në këtë fushë (40 pikë);

(ii)  Përshkrime të kontratave të ngjashme, eksperiencë në kushte të ngjashme  (50 pikë); dhe

(iii) Aftësia teknike dhe menaxheriale e konsulentit, ekspertiza e stafit të Konsulentit (10 pikë).

Ekspertët kryesorë nuk do të vlerësohen në këtë fazë.

Konsulentëve të interesuar iu kërkohet t’i kushtojnë vëmendje Seksionit III, paragrafët 3.14, 3.16 dhe 3.17 të “Rregullores së Prokurimeve për Huamarrësit e Financimeve të Projekteve të Investimeve” të Bankës Botërore, botimi Korrik 2016, rishikuar në Nëntor 2017, (“Rregullorja e Prokurimeve”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit. 

Konsulentët mund të bashkohen me firma të tjera për të rritur kualifikimet e tyre, por duhet të paraqesin qartë nëse bashkimi është në formën e bashkimit të operatorëve dhe/ose të nënkonsulencës. Në rastin e bashkimit të operatorëve, të gjithë partnerët duhet të jenë përgjegjës bashkarisht dhe veçmas për zbatimin e kontratës, në rast se përzgjidhen fitues.

Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Përzgjedhjes bazuar në Kualifikimet e Konsulentëve (CQ) të përcaktuar në Rregulloren e Prokurimeve.

Më shumë informacion mund të merret në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar 08.00 deri 16.30 nga e hëna deri të enjten dhe 08.30 deri 14.00 të premten.

Shprehjet e interesit mund të dorëzohen zyrtarisht në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me e-mail) deri më 13 Korrik 2020.

Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)

Në vëmendje: Z. Genci Tërpo, Drejtues i Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)

Adresa: Blv. “Zhan D’Ark”, Ish godina ME, Kati IV, Tiranë, Shqipëri

Tel: +355 4 2264645,

E-mail:sekretariati@albeiti.gov.al

Web: www.albeiti.org

NË FORMATIN PDF KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

TERMAT E REFERENCËS – SHËRBIME KONSULENTE PËR NDIKIMIN SOCIAL TË INDUSTRISË NXJERRËSE NË KONTEKSTIN LOKAL DHE PUNËSIMI KLIKO KËTU