KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI-PËRZGJEDHJA E NJË KONSULENTI INDIVIDUAL SI ADMINISTRATOR I MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN PËR EITI SHQIPËRI PËR VITIN 2020

Republika e Shqipërisë

Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse

Granti Nr.: TF0A6493

Titulli i paketës:  Përzgjedhja e një Konsulenti Individual si Ambasador i Marrëdhënieve me Publikun për EITI Shqipëri në vitin 2020

Nr. i Referencës:        ALBEITI/CS/IC/C.2

Kjo Kërkesë për Shprehje Interesi publikohet pas Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i publikuar në Development Business online No. WB3513-03/19, të datës 15 Mars 2019.

Republika e Shqipërisë ka marrë financim nga Banka Botërore për llogari të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri) dhe synon të përdorë një pjesë të financimit për shërbime konsulence.

Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) përfshijnë përzgjedhjen e një konsulenti individual të medias, i cili do të veprojë si Ambasador i Marrëdhënieve me Publikun për EITI Shqipëri në vitin 2020 në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin, të krijojë një imazh të veçantë të EITI në Shqipëri nga këndvështrimi i gazetarisë ekonomike, nëpërmjet drejtimit të debatit pozitiv dhe diskutimeve që prodhojnë nisma të rëndësishme në mbështetje të reformave. Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë afërsisht 5 muaj nga nënshkrimi i Kontratës.

Termat e detajuara të Referencës (TOR) për këtë shërbim mund të gjenden në faqen e internetit: www.albeiti.org (homepage).

Sekretariati EITI Shqipëri fton konsulentë individualë të përshtatshëm (“Konsulentë”) të shprehin interesin e tyre në ofrimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të japin informacion që paraqet kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e përshtatshme për të kryer Shërbimet (CV në gjuhët shqip dhe anglisht). Kriteret e përfshirjes në listën e shkurtër janë

  • Diplomë Universiteti në gazetari ose kualifikime shumë të mira ekonomi, inxhinieri, administrim biznesi.
  • Ambasadori i Marrëdhënieve me Publikun për EITI Shqipëri duhet të zotërojë aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe aftësive ndërpersonale. Përveç kësaj, konsulenti duhet të zotërojë një personalitet tërheqës dhe figurë profesionale. Konsulenti nuk duhet të hezitojë të kryejë udhëtime pune brenda vendit.
  • Të paktën 5 vjet eksperiencë të drejtpërdrejtë në media, si TV, gazetari, etj.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze janë të domosdoshme.

Konsulentëve të interesuar iu kërkohet t’i kushtojnë vëmendje Seksionit III, paragrafët 3.14, 3.16 dhe 3.17 të “Rregullores së Prokurimeve për Huamarrësit e Financimeve të Projekteve të Investimeve” të Bankës Botërore, botimi Korrik 2016, rishikuar në Nëntor 2017, (“Rregullorja e Prokurimeve”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit. 

Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Përzgjedhjes bazuar në Konsulencën Individuale (ICS) të përcaktuar në Rregulloren e Prokurimeve.

Më shumë informacion mund të merret në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar 08.00 deri 16.30 nga e hëna deri të enjten dhe 08.30 deri 14.00 të premten.

Shprehjet e interesit mund të dorëzohen zyrtarisht në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me e-mail) deri më 24 Korrik 2020.

 Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)

Në vëmendje: Z. Genci Tërpo, Drejtues i Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)

Adresa: Blv. “Zhan D’Ark”, Ish godina ME, Kati IV, Tiranë, Shqipëri

Tel: +355 4 2264645,

E-mail:sekretariati@albeiti.gov.al;

Web: www.albeiti.org

NË FORMATIN PDF KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

 

TERMAT E REFERENCËS -PËRZGJEDHJA E NJË KONSULENTI INDIVIDUAL SI ADMINISTRATOR I MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN PËR EITI SHQIPËRI PËR VITIN 2020 KLIKO KËTU