EITI Shqipëri rrit bashkëpunimin me grupet e interesit

Pjesëmarrja në Panairin Ndërkombëtar të 21-të të Tiranës, tregon angazhimin që Sekretariati Kombëtar EITI ka ndërmarrë në promovimin e Industrisë Nxjerrëse duke gjeneruar bashkëpunim kombëtar dhe ndërkombëtar midis grupeve ekonomike dhe tregtare të interesit.

Për Sekretariatin Kombëtar EITI është me përparësi që organizimi dhe pjesëmarrja në evenimente të tilla të ndihmoj gjithashtu në krijimin e një platforme komunikimi me komunitetet që preken nga industria nxjerrëse duke prezantuar kështu rëndësinë që Raporti EITI luan në këtë sektor, në dobi të zhvillimit ekonomik dhe social të shoqërisë.