EITI-OSBE: Workshop i Dytë Ndërvendor me Bashkitë e Jugut

EITI dhe Prezenca e OSBE organizuan në datën 3 Maj 2019 në Bashkinë Vlorë Workshop-in e Dytë Ndër-Vendor me Tematikën: Impakti i Rentës Minerare në komunitetet Lokale.

Në Workshop morën pjesë Përfaqësues të Sekretariatit dhe MSG EITI-Shqipëri, përfqësues të Prezencës OSBE, përfaqësues të Bashkive Vlorë, Himarë, Selenicë, përfaqësues të Ministrisë së Brendëshme,  Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, ADISA, Drejtorisë së Përgjithëshme të Doganave, AKBN, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Përkrahjes Sociale/Agjensisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve etj., ekspertë dhe specialistë të sektorit etj.

Në moderimin e eventit dhe fjalën e mbajtur në Workshop, Drejtori i Sekretariatit EITI, z. Ardit Kamberi trajtoi problematika që lidhen me Shpërndarjen dhe maksimizimin e impaktit social dhe mjedisor të Rentës në komunitetet përfituese; Forcimin e kapaciteteve lokale në funksion të  shfrytëzimit të  instrumenteve ligjore për vjeljen; Diskutimi i skenarëve më optimale  për rishikimin e formulës shpërndarëse të Rentës Minerare.

Drejtuesja e Departamentit të Qeverisjes së Mirë në Prezencën e Misionit të OSBE zj. A. Briganti; si dhe përfaqësuesi i OSBE  z.  Qendro  prezantuan prioritetet dhe skenarët e OSBE për një zhvillim të qëndrueshëm,transparent dhe me impakte optimale mjedisore dhe sociale të aktivitetit të Industrisë Nxjerrëse.

Kryetari i Bashkisë Vlorë z. Dritan Leli prezantoi problematikat që lidhen me impaktet reale që ka zhvillimi i aktivitetit të Industrisë Nxjerrëse në infrastrukturën vendore dhe në aspektin mjedisor në qytetin e Vlorës, duke vënë në vëmëndjen rëndësinë që ka optimizimi i zhvillimit të aktiviteteve të Industrisë Nxjerrëse, me rëndësinë turistike të qytetit bregdetar.  

Përfaqësuesit e Bashkive  Himarë dhe Selenicë prezantuan vlerat e të ardhurave që gjenerohen nga Renta Minerare në këto Bashki, si dhe diskutuan  gjatë seancave të Seminarit me përfaqësuesin e MFE, lidhur me përllogaritjen dhe shperndarjen e Rentës minerare,  si dhe propozimet konkrete për optimizimin e këtij proçesi.

Në sesionet e Workshop-it u bënë prezantime të detajuara  nga përfaqësues të MSG EITI – Shoqërisë Civile zj. Hajnaj, lidhur me Projektin për Manaxhimin dhe shpërndarjen e Rentës Minerare në nivelet lokale.    

Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë për Mbështetjen e Vetë-Qeverisjes Vendore, z. Murati prezantoi proçesin e inicimit nga Qeveria Shqiptare,  për hartimin  e një Platforme Afatgjate, për Zhvillimin e Zonave me aktivitet në Industrinë nxjerrëse dhe Përpunuese, nëpërmjet  një Grupi Ndërministror Pune.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit prezantuan rolin e rëndësishëm që ka zbatimi i legjislacionit lidhur me reabilitimin e mjedisit nga operatorët e Industrisë Nxjerrëse dhe bashkëpunimi me pushtetin vendor lidhur me aspektet mjedisore.