EITI-OSBE: Takime teknike Rajonale përgatitore

Pas nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit, Sekretariati Kombëtar EITI dhe Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE-Prezenca në Shqipëri, në  datë 25 Prill 2019 filluan organizimin e  një serie takimesh teknike Rajonale përgatitore,  në bashkitë më të mëdha naftë mbajtëse: Patos, Roskovec dhe Fier.

Këto takime organizohen në funksion të evidentimit të objektivave strategjike rajonale,  në mirëmanaxhimin e rentës minerare dhe që i paraprinë Workshop-it të parë Rajonal,  i cili  do të mbahet gjatë muajit Maj me pjesëmarrjen e përfaqësuesve  të tre bashkive Fier, Patos, Roskovec,  Sekretariatit Kombëtar EITI, OSBE,  MSG – EITI, Institucioneve qëndrore  dhe Shoqërisë civile.