EITI – OSBE: Cikël takimesh Ndërvendore në katër Bashki të Jugut

EITI dhe Prezenca e OSBE në datat 20-21 Maj 2019 organizuan një cikël takimesh pune në katër Bashki të Jugut: Sarandë, Himarë, Selenicë, Vlorë, takime të fokusuara në diskutimet lidhur me marrëdhëniet e pushtetit vendor me kompanitë që ushtrojnë aktivitet në Indistrinë Nxjerrëse, si dhe për të trajtuar impaktin ekonomiko-social dhe mjedisor të këtyre aktiviteteve në komunitetet lokale dhe në efektivitetin e potencialeve turistike në disa prej këtyre Bashkive.

Në takimet me përfaqësuesit e secilës prej të katër Bashkive u diskutuan në formë të detajuar problematika që kanë të bëjnë me:

Shpërndarjen dhe maksimizimin e impaktit social dhe mjedisor të Rentës në komunitetet përfituese; Problematikat që lidhen me efektet e aktiviteteve në infrastrukturën rrugore; Optimizimin e efekteve të aktiviteteve të bizneseve në zona që kanë prioritete të zhvillimit Turistik;Forcimin e kapaciteteve lokale në funksion të shfrytëzimit të instrumenteve ligjore për vjeljen e masës së përcaktuar në legjislacion të Rentës minerare; Legjislacioni mbrojtjes së fëmijëve nga punësimi i paligjshëm si dhe roli i pushtetit vendor në luftën kundër informalitetit.    

Në vijim të këtij cikli takimesh EITI dhe Prezenca e OSBE do të organizojnë një Seminar Ndër-vendor brënda muajit Maj 2019, me katër bashki të Jugut, me tematikë për çështjet e Rentës Minerare dhe rolin e pushtetit vendor në maksimizimin e efekteve për një zhvillim të qëndrueshëm në komunitetet lokale.