Commodity Trading dhe Beneficial Ownership në fokusin e aktivitetit EITI

Në  datë 7 Dhjetor 2018 u organizua Takimi përmbyllës i programit një vjeçar të  aktivitetit  EITI, ku morrën pjesë anëtarë të MSG, Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z. Aliko;  përfaqësues të Ministrisë së Drejtesisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizimit, Entit Rregullator të Energjisë, Shoqatës së Investitorëve të Huaj ( FIAA ), Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Albpetrol, Deloitte Albania, përfaqësues të Bizneseve të Industrisë Nxjerrëse dhe Shoqërisë Civile.  

Fokusi i Takimit konsistonte në dy aktivitetet prioritare të Sekretariatit Kombëtar EITI: Commodity Trading dhe Beneficial Ownership.

Në seancën e parë të Takimit nga ana e përfaqësuesit të Deloitte u bë një prezantim mbi azhornimin e Raportit Commodity Trading (Transaksionet e kompanive me kapital shtetëror – Albpetrol sha), duke u përqëndruar në proçesin e rakordimit me Albpetrol të raportimeve dhe  publikimit të kontratave të shitjes së naftës nga Albpetrol, detajet e çmimeve dhe pagesave për tipologjinë e produkteve të naftës etj,  si objektiva të Projektit Pilot të inicuar nga Sekretariati Ndërkombëtar EITI me qëndër në Oslo.

Në rakordim me Albpetrol,si dhe pas ezaurimit të informacionit të paplotësuar, dhe formulimit të rekomandimeve relevante, faza finale e Projektit pritet të përfundojë brënda vitit 2018.

Në seancën e dytë të Takimit Drejtori i Sekretariatit Kombërtar EITI – Shqipëri Z. Kamberi bëri një prezantim të detajuar mbi objektivat e proçesit të Publikimit të Pronarëve Realë në Industrinë Nxjerrëse, kërkesë taksative e Sekretariatit Ndërkombëtar EITI,për tu finalizuar brënda vitit 2020 nga të gjitha vendet anëtare.

z.Kamberi vuri theksin në proçesin e finalizimit të identifikimit të nevojave për përmirësime në kuadrin aktual ligjor, duke përfshirë dhe harmonizuar termat e B.O. në draftin aktual të PL “Për Transparencën e veprimtarive të IN dhe shfrytëzimit të Burimeve natyrore në RSH”, si dhe në relevancë me praktikat më të mira ndërkombëtare, të realizohen proçeset shoqëruese të cilat lidhen me: Ndërtimin dhe ngritjen e kapaciteve institucionale për B.O, Informimin dhe sensibilizimin e grupeve të interesit, si dhe krijimin e një platforme të qëndrueshme institucionale për publikimin, aksesimin dhe përdorimin e të dhënave për Pronarët Realë.

Zv. Ministri Aliko në fjalën e tij në takim u përqëndrua në aspektet e angazhimit të plotë të shoqërisë Albpetrol në proçesin e Commodity Trading;  Rritjen e efikasitetit dhe angazhimit të MSG në aktivitetin EITI, si dhe  rëndësinë e koordinimit insitucional për proçesin e publikimit të Pronarëve Realë(B.O).

Në Takim u diskutua dhe mbi zyrtarizimin e platformave institucionale të bashkëpunimit ndërmjet Sekretariatit Kombëtar EITI – Shqipëri me Misionin e OSBE në Shqipëri, si dhe me Sekretariatin Kombëtar EITI Ukrainë.